Referuar hapjes së dosjeve,ambasadori gjerman ka deklaruar se ky është një proces mjaft i vështirë dhe që krijon probleme. Në një aktivitet të organizuar në kryeqytet nga shoqëria civile, ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Helmut Hoffman, e cilësoi si shumë të rëndësishëm procesin e hapjes sëdosjeve të komunizmit. Ai tha se Gjermania përballet me faktin se si të shpërblejë viktimat, ndërsa shtoi se dosjet në Gjermani u hapën në mënyrë që secili të kishte akses tek to.
“Si i huaj nuk mund t’iu them bëni këtë apo atë gjë, por ne kemi kaluar në një eksperiencë të tillë dhe është një model që e njohim. E ndjek me kujdes atë se çfarë po ndodh, dhe pashë edhe muzeun e strehimit nuklear, ndaj inkurajoj që gjurmët që janë lënë të kthehen në muze, për të kujtuar gjithë çfarë ka ndodhur. Kryeministri tha se ka një erë të re për Shqipërinë, dhe unë vazhdoj të shpresoj në nje gjë të tillë”, deklaroi Hoffman.















