• Latest
  • Trending
  • All

Historitë e shtatë të mbijetuarve shqiptarë dhe betejat e tyre me COVID-19

16/04/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Historitë e shtatë të mbijetuarve shqiptarë dhe betejat e tyre me COVID-19

16/04/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme, SHQIPERIA

Koronavirusi vdekjeprurës SARS-CoV-2 është i paparashikueshëm; ai i sprovon të sëmurët dhe përjetimet e tyre në mënyra të ndryshme. Ndërsa drama njerëzore nis me simptomat e para në shtëpi, ajo zhvillohet pas dyerve hermetike të spitalit Infektiv në Tiranë – ku mjekët mund t’i dallosh vetëm nga zëri që buçon përmes veshjes së çuditshme prej austronauti.

Aty, një paciente nga Fieri përgjon fytyrën e të shoqit të mbuluar nga një maskë oksigjeni, qan në heshtje dhe lutet për shërimin e tij. Ndërsa një gjyshe 90-vjeçare nga Hasi e mposht ngadalë frikën që e mbërtheu prej fyti, falë fjalëve inkurajuese që dëgjon çdo ditë nga mjekët.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Ndërsa luftojnë me sëmundjen, disa përballen me ankthin e të tjerë me ndjenja faji. Dhe shumë prej të mbijetuarve të COVID-19 në Shqipëri refuzojnë ta tregojnë historinë e tyre publikisht nën presionin e stigmës.

BIRN sjell historitë e shtatë të mbijetuarve dhe betejën e secilit prej tyre me COVID-19.

Donika: Kisha kaq shumë frikë se mos nuk ia dilnim

“Kur hapa derën e shtëpisë, m’u duk e pabesueshme. U ula në korridor e puthja pragun. Kur isha në spital, kisha kaq shumë frikë se mos nuk ia dilnim. Kam rilindur!”

Donika u rikthye me emocione të forta në shtëpinë e saj në Fier, pas 16 ditësh dramatike si paciente e COVID-19 në spitalin Infektiv në Tiranë. Por gëzimi i saj nuk ishte i plotë.

“…shkova me tim shoq dhe u ktheva vetëm, por sot jam e lumtur, pasi tamponi i doli negativ. Më e keqja kaloi,” thotë ajo e lehtësuar.

Çifti i bashkëshortëve nga Fieri, Donika 57 vjeç dhe Luçi 63 vjeç u diagnostikua me COVID-19 më 20 mars. Sëmundja trokiti papritur dhe simptomat i shfaqi i pari bashkëshorti, i cili vuan edhe nga diabeti.

Pas tre ditësh me temperaturë të lartë dhe kollë, burrë e grua vendosën të telefonojnë 127-ën. Të dy rezultuan pozitivë, por fillimisht u dhanë një trajtim në shtëpi, i cili zgjati vetëm 4 ditë. Më pas, gjendja e Luçit u rëndua dhe vendosën t’i nisnin drejt Tiranës.

Në kujtesën e Donikës, momenti i ngjitjes në ambulancë është rrënjosur si ndër më të vështirët e jetës së saj.

“Ishte ora 1 e gjysmë e natës, sirenat e autoambulancës gjëmonin pa pushim. Shumë lajme jo të mira kishim dëgjuar, ndaj kur vura këmbën në atë makinë për të ardhur drejt Tiranës, nuk mund ta fsheh: m’u drodh zemra. Pata shumë frikë, sidomos për bashkëshortin, pasi ai ishte rëndë,” kujton ajo.

Ditët në spitalin Infektiv nuk ishin më të lehta. Për 12 ditë, Donika qëndroi së bashku me të shoqin në një dhomë reanimacioni në katin e dytë. Por gjendja e të shoqit u rëndua, ndërsa për një moment, ai humbi gati 62% të funksionit të mushkërisë. Donika tregon se çdo dy orë i vendosej aparatura e oksigjenit për të ndihmuar frymëmarrjen, ndërsa ajo qante në heshtje dhe lutej që gjithçka të shkonte mirë.

“Shihja me zemër të ngrirë nivelin e oksigjenit, rrahjet e zemrës, e përgjoja çdo lëvizje të fytyrës së tij, ndërsa ai nuk mund të më shikonte se e pengonin aparaturat…Nuk e di, kanë qenë me të vërtetë momente dramatike që kemi kaluar,” tregon ajo.

Donika e përshkruan veten si një grua me shëndet të hekurt, që s’ka vuajtur kurrë më parë nga ndonjë sëmundje –madje as nga një grip i zakonshëm. Edhe COVID-19 e goditi atë në një formë më të lehtë sesa bashkëshortin, ndonëse komplikacionet nuk munguan.

Gjatë ditëve të qëndrimit në spital, edhe 57-vjeçarja pati nevojë për oksigjen, por e mori atë në formë nazale. Ndërsa një ditë pati kriza të tmerrshme barku, u rrëzua në mes të dhomës dhe u bë pis –por infermierët dhe sanitarët e “lanë si një fëmijë” dhe e qetësuan duke i dhënë kurajo.

Shqetësimi kryesor vazhdoi të mbetej shëndeti i të shoqit dhe kujdesi për të mos alarmuar fëmijët –me të cilët thotë se bënte vetëm telefonata të shkurtra dhe asnjëherë në video.

“Vajza është e martuar dhe jeton në Amerikë, ndërsa djalin e kemi këtu. Nuk bëja telefonata video, sepse s’doja të na shihnin në atë gjendje, flisja pak me ta dhe sa për t’i vënë në dijeni për gjendjen. Falë Zotit gjithçka shkoi mirë,” thotë ajo.

Gjatë dy javëve të trajtimit në Infektiv, mjekët dhe infermierët e spitalit ishin mbështetja më e madhe për çiftin nga Fieri. Por kontakti i parë me ta nuk ishte i thjeshtë.

“Ti pret të shohësh njerëz, por në fakt ti shikon ca astronautë. Fillimisht as nuk i kuptoja kur flisnin, e kjo ta rrit ankthin. E ke parasysh: ti do ta shohësh në fytyrë, ta shohësh në sy, të dish se me kë po flet…por kjo ishte vetëm ditët e para. Pastaj fillova t’i njihja nga zëri dhe ishin të gjithë aq fjalë-ëmbël në gjithë atë ferr që na kishte mbërthyer, sa jam e sigurtë se fjalët e tyre kanë qenë një terapi shumë e mirë për ne,” thotë ajo.

Mes stafit të mjekëve, Donika veçon doktoreshë Najada Çomon si të papërtuar dhe të palodhur, doktor Piperon si dhe doktor Renaton [mjeku radiolog Renato Osmanaj]-i cili sa herë e merrte në telefon, e bënte për të qeshur dhe i ngrinte humorin.

Ajo është mirënjohëse edhe ndaj stafit të infermierëve, për të cilët thotë se u treguan aq njerëzore dhe të mrekullueshëm, sa duruan çdo tekë të pacientëve dhe u qëndruan atyre pranë për çdo nevojë.

“Dhe ujë, sa ujë që na pihej. Na thahej fyti, i thirrshim infermierët dhjetëra herë e kurrë nuk dallova tek ta një shenjë pakënaqësie,” kujton ajo, ndërsa shton se u është borxhlie për gjithë jetën.

Tashmë në shtëpinë e saj, Donika kujton se lajmet e këqija dhe stresi kanë qenë bashkëshoqërues të sëmundjes dhe e kanë rënduar edhe më shumë qëndrimin e tyre në spital. Ndaj 57-vjeçarja ka marrë një vendim: të mos e ndezë më televizorin, të mos lexojë lajmet dhe të qetësohet në të gjitha kuptimet.

Megjithatë, një mendim nuk e lë atë të qetë, ndërsa ende nuk e di se si ajo dhe i shoqi ranë në kontakt me virusin.

“Unë jam e fiksuar pas pastërtisë, plus që kur dolën këto rregullat e reja, dezinfektoheshim të dy vazhdimisht…Por kjo sëmundje nuk pyeska,” përfundoi Donika.

Previous Post

PAS 28 DITËSH NË NGUJIM LETËR DËRGUAR PJETËR ARBNORIT NË AMSHIM!

Next Post

100-vjeçari mbledh 13 milionë pound, duke ecur në kopështin e tij

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

100-vjeçari mbledh 13 milionë pound, duke ecur në kopështin e tij

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.