Derisa disa nga këta historianët vazhdojnë ta mohojnë shtetësinë e Kosovës, disa prej tyre sugjerojnë se Serbia dhe Kosova duhet të jenë fqinj të mirë dhe të bashkëpunojnë në të gjitha nivelet, edhe pa ndërmjetësimin e Brukselit.
Stojanoviq: Kosova për serbët është çelësi i identitetit
Profesoresha e historisë në Universitetin e Beogradit, Dubravka Stojanoviq, gjatë një bisede për gazetën “Zëri” ka folur sesi konfliktet në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë nisur. Sipas saj, gjithçka ka rrjedhur konflikt pas konflikti. “Unë e kuptoj këtë si një spirale konfliktesh, në të cilët njëra ka sjellë tjetrën në një spirale hakmarrjeje ndaj njëri-tjetrit”, ka thënë Stojanoviq.






















