“Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, vlerëson se heqja nga rendi i punës se Kuvendit të Republikës se Kosovës të pikës se miratimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, është humbje e besimit të Kryeministrit Isa Mustafa, nga vet ana e deputetëve të Kuvendit të Republikës se Kosovës.
Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, vlerëson se në këto rrethana të krijuara në vend, zgjidhja e vetme është dorëheqja e Kryeministrit Isa Mustafa, dhe ky vendim do të ju hap rrugë zhvillimit të proceseve në vend dhe do të i hap perspektivë jetës me të mirë për gjithë shoqërinë në vendin tone”, thuhet në reagim.
LHK në Deçan thotë se Kosova është e ngulfatur, ku të rinjtë sipas tyre çdo ditë po ikin drejt vendeve të perëndimit, dhe se çdo familje është duke jetuar me ndjenjën që të ikin nga ky vend.
“Andaj në Kosovë nga keq qeverisja e pas luftës i ka humbur kuptimi i jetës në këtë vend, kur shumë kush para 17 viteve e ka menduar Kosovën ndryshe, jo kështu, të ngulfatur në çdo cep të jetës. Kryeministër, populli është i dëshpëruar, duhet jetë me e mirë në vendin tonë. Ju dhe koleget tuaj e keni të rregulluar jetën. Andaj duhet të ju vie turp që ju të qëndroni në krye të Qeverisë, ku vendin e keni futur në një krizë të pa rrugë. Dorëheqja e juaj, është akti me i mirë në këto rrethana”, thuhet në fund të reagimit.






















