Një nënë, e cila u ribashkua me djalin e saj pas më shumë se 30 vitesh ka bërë një deklaratë shokuese dhe që ka tronditur mbarë opinionin publik.
Ajo ka theksuar se ata janë të dashuruar dhe tani po përpiqen të kenë edhe një fëmijë bashkë.Britanikja 51-vjeçare Kim West dhe djali i saj 32-vjeçar, i cili jeton në Michigan, kanë nisur marrëdhënien e tyre që në vitin 2014.
West, e cila u rrit në Islington, Londër, mbeti shtatzënë kur ishte studente në Kaliforni. Pas lindjes ajo e dha të birin për birësim.
Në dhjetor të vitit 2013 ajo mori një letër nga djali i saj, i cili ishte në kërkim të prindërve biologjikë.
Kur ai u ritakua me nënën, ai ishte i martuar me ish-bashkëshorten Victoria, të cilën e braktisi, pasi ndjeu një tërheqje për nënën e tij. Që prej asaj kohe ata jetojnë bashkë. E ëma West tha se ajo çfarë po përjeton me të birin nuk është incest. Mirëpo, kjo historia ka ngjallur mjaft zemërim.















