• Latest
  • Trending
  • All

Historia e trishtë e familjes Dumani, dy fëmijët dhe gjyshja ende në Siri

13/02/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Historia e trishtë e familjes Dumani, dy fëmijët dhe gjyshja ende në Siri

13/02/2016
in Lajme

Kur u vra ishte 42 vjeç dhe ndërroi jetë në Siri, më 5 tetor 2014 (ditën e Bajramit). Ai mori me vetë dy fëmijët dhe më vonë në Siri u nis nëna, që ta bindte të kthehej. Prej asaj kohe, të tre nuk janë kthyer nga andej

Neki Dumani, vëllai i Shkëlzen Dumanit: Kemi folur me fëmijët dhe nënën, janë mirë. I kërkojmë shtetit t’i kthejë shëndosh e mirë. E vërteta e akuzave për Almir Dacin


1. Almir Daci – I konsideruar tashmë si një prej shefave të ISIS, ish-imami i Leshnicës në Pogradec akuzohet për terrorizëm. Së fundi u fol që pagoi për eliminimin e Shkëlzen Dumanit

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Mide (Hamide) Dumani
Mide (Hamide) Dumani

2. Mide (Hamide) Dumani – Nëna e dy fëmijëve, Evës dhe Endrit, bashkëshortja e të ndjerit Shkëlzen Dumani. Momentalisht ajo banon pranë familjes së saj dhe apelon për kthimin e fëmijëve

3. Eva Dumani – Është 11 vjeçe tashmë dhe prej shkurtit të vitit 2014 rezulton e larguar drejt Sirisë. Prej asaj kohe, autoritetet shtetërore e kanë shpallur në kërkim dhe synohet kthimi

4. Endri Dumani – Ai është 9 vjeç dhe prej shkurtit të vitit 2014 rezulton i larguar drejt Sirisë. Prej asaj kohe, autoritetet shtetërore po e kërkojnë dhe po përpiqen që ta kthejnë në Shqipëri  

Mariglen Mullai

Vëllai i Shkëlzen Dumanit, që u vra gjatë luftimeve në Siri, tregon peripecitë e familjes së tij për të gjetur të afërmit e tyre. Nekiu ka treguar mënyrën e “arratisjes” së Shkëlzenit, bashkë me dy fëmijët e tij, pasi më parë kishte shitur shtëpinë. Ai thotë se prej vitesh, e gjithë vëmendja e familjes është kthimi shëndosh e mirë i dy fëmijëve, por edhe i nënës së tyre. “Shkëlzeni mori me vete fëmijët dhe ra dëshmor. Nëna jonë u nis për ta kërkuar, por ende nuk është kthyer”, thotë Nekiu, ndërsa ka mohuar informacionin se Almir Daci ka urdhëruar vrasjen e Shkëlzenit. Nëntorin e 2015-s, burime jozyrtare nga agjencitë ligjzbatuese qarkulluan një informacion që fliste për eliminime mes xhihadistëve shqiptarë, teksa gjithçka ndodhte për pushtet. Tashmë kanë kaluar disa vjet nga ikja e Shkëlzen Dumanit drejt Sirisë, bashkë me dy fëmijët, Evën 11 vjeçe dhe Endrin 9 vjeç.Nëna e tij shkoi atje për ta bindur që të kthehej, por më 5 tetor 2014 (ditën e Bajramit), Shkëlzeni ra “shehid” (dëshmor). Aktualisht ISIS ka bllokuar pasaportat e nipërve dhe nënës së Nekiut dhe kthimi i tyre në Tiranë i ngjan një misioni të pamundur. Tek-tuk ndonjë telefonatë apo bisedë në “Skype” dhe asgjë tjetër veç shpresës. Dumani ka udhëtuar me fëmijët e tij përmes Rinasit, me destinacion Turqinë. Ditën e udhëtimit mbante kostum dhe hoqi mjekrën, duke shpjeguar se po shkonte në Turqi, për një operacion të djalit të tij.

 

Vrasja e Shkëlzenit

Neki Dumani, Shoferi i furgonit në linjën e Peshkopisë banon prej vitesh në Laprakë dhe pranoi të rrëfejë për gazetën “Shqip” mendimet e tij rreth njërës prej ngjarjeve më tragjike ndër shqiptarë, që i përket familjes Dumani. Në momentet e para Nekiu, rreth 45 vjeç, thotë se “ai muhabet është mbyllur me kohë”, por kur dëgjon emrin e Almir Dacit dhe akuzën se ky ia ka vrarë të vëllain, nis të reflektojë. “Jo, jo, as që bëhet fjalë të jetë e vërtetë kjo gjë”, nis menjëherë të shprehet ai, duke shtuar se “i nxjerrin këto lajme që të përçajnë botën islame, që t’i përbaltin myslimanët se vrasin njëri-tjetrin”. Për ta saktësuar vërtetësinë e asaj çka thotë, Nekiu përmend një detaj që deri më tani ishte dhënë i përgjysmuar (në nëntor 2015 u tha se Daci porositi vrasjen e Dumanit, për t’i marrë 50 mijë dollarë). “Pasi Shkëlzeni mbërriti në Siri, unë fola në telefon me të. Më tha se i kishte dorëzuar atje (te menaxherët e rekrutimeve) 100 milionë lekët që mori me vete”, thekson 45-vjeçari, që shton se përveç 50 mijë USD nga shitja e shtëpisë, i vëllai kishte marrë edhe 50 milionë lekë të tjera me vete. Sipas tij, kur Shkëlzeni shkoi në Siri, ai qëndroi atje me Almirin dhe “luanin” Lavdërim Muhaxheri, pasi ishin miq të ngushtë. “Edhe kur e dërguam nënën në Siri, dy muaj pasi kishte ikur Shkëlzeni, që ta bindte të kthehej ai vetë ose të paktën të sillte fëmijët, ajo rrinte me familjarët e Dacit. E them me bindje se vëllain tim nuk ma ka vrarë Almiri. Ata shkuan atje për fenë dhe askush nuk e llogarit vlerën e parave”, e mbyll ai këtë kapitull. Sipas tij, Shkëlzeni u vra në frontin e luftës dhe pak ditë më vonë, shokët e tij lajmëruan familjen në Shqipëri për vdekjen. “Fola me nënën, më tha që Shkëlzeni u vra dhe u varros atje”, thotë Nekiu. Familja nuk e do trupin edhe nëse e sjellin, sepse quhet thyerje e rregullave të fesë islame.

 

Nëna, nipi e mbesa

Për sa u përket nipit, mbesës dhe nënës, Nekiu thotë se komunikon me ta nëpërmjet “Skype” dhe rrallë në telefon, porse survejimet e rrepta nga agjencitë ligjzbatuese duket se ndërhyjnë shpesh në biseda, që ndërpritet kur përmenden fjalë të caktuara. “Nëna është si nëpër ajër e shkreta, ende nuk e di se ku është. Ajo është bashkë me fëmijët, që janë mirë”, shprehet Nekiu, duke shtuar edhe insistimin e tij për kthimin sa më të shpejtë. Ai thotë se “dëshira e të gjithëve është që Eva dhe Endri të kthehen këtu, pranë nënës së tyre dhe pranë nesh, sepse i duam shumë, na ka marrë malli për ta. Nga ana tjetër, amaneti i vetëm i Shkëlzenit ishte që fëmijët (dy prej 17 të miturve shqiptarë që ndodhen në Siri), të mbeten atje. Gjithsesi unë kam kërkuar kthimin e tyre, por më kanë thënë se është e pamundur”. Për sa i përket ndonjë apeli drejtuar shtetit apo përpjekjeve që po bëhen në drejtim të kthimit të fëmijëve dhe nënës, Neki Dumani shprehet se “shteti ka pasur përgjegjësi kur u largua Shkëlzeni. Të ishin marrë masat për bllokimin e tij në kufi, sepse kishte dy fëmijë dhe 100 milionë lekë me vete. Tani edhe shteti nuk ka ç’të bëjë. Më kanë ofruar ndihmë që t’i marrin nëse arrij t’i nxjerr në Turqi, por po i nxora jashtë Sirisë i marr vetë”.

 

Flet Agim Ndregjoni, kunati i Shkëlzen Dumanit. Letra prekëse e nënës

“Shteti po përpiqet të kthejë fëmijët nga Siria”

Neki Dumani
Neki Dumani

Kunati i Shkëlzen Dumanit shprehet se strukturat shtetërore po punojnë për kthimin e mbesës dhe nipit të tij, por mesa duket ka vështirësi të mëdha. I kontaktuar në rrugë telefonike nga gazeta “Shqip”, Agim Ndregjoni thotë se nuk ka ndonjë informacion rreth eliminimit të Dumanit nga Almir Daci. “Nga kontaktet e deritanishme me organet kompetente kam mësuar se po bëhen përpjekje maksimale për rikthimin e tyre në Shqipëri, por mesa di, një gjë e tillë është shumë e vështirë për t’u realizuar”, thotë ai. Më tej, Ndregjoni thekson se “shpresojmë që ata të kthehen shëndoshë e mirë. Na mungojnë shumë. Motrën e ka marrë shumë malli për fëmijët e saj, i kujton përditë, qan për ta”. Më tej, në lidhje me lajmin se vrasja e Dumanit u porosit nga Daci, ai shprehet se “nuk e kam një informacion të tillë. Ata që e kanë nxjerrë këtë lajm të marrin përgjegjësinë për vërtetësinë ose jo të tij”. Më herët, në procesin gjyqësor të nëntorit të vitit të kaluar, Ndregjoni ka dhënë dëshminë e tij. Asokohe Dumani tha se “rreth një muaj para se të shkonte në Siri, i ndjeri Shkëlzen Dumani, shiti shtëpinë e motrës sime dhe e mashtroi, duke i dhënë të firmosë disa letra të tjera në vend të aktit të shitblerjes, ndërsa vendosi në atë kohë që pas shitjes së apartamentit të blinte një tjetër. Isha edhe unë së bashku me motrën time, Mide Dumani, për të parë një banesë të re. Gjatë komunikimeve që kemi pasur me nënën e tij, ajo më ka thënë se Shkëlzeni është vrarë gjatë luftimeve në Siri. Më pas kam takuar Bujar Hysën, imamin e xhamisë në Mëzez. Fillimisht kur e pyeta Bujarin ai nuk e njohu Shkëlzenin, pasi ai prezantohej me tjetër emër në xhami. Në fund imami e kuptoi se për kë po flisja dhe më tha se nuk kishte dijeni se ku kishte shkuar Shkëlzeni, por më tha se, nëse do të mësonte ndonjë gjë rreth tij, do të më njoftonte”. Në nëntor të vitit 2014, Mide (Hamide) Dumani (Ndregjoni) shkroi një letër që preku gjithkënd e lexoi dhe që i drejtohej kujt të kishte mundësi t’ia sillte fëmijët, nga më i thjeshti deri te krerët e shtetit. Mes rreshtave lexoheshin edhe frazat “Eva dhe Endri, janë larg prej meje prej një viti. Aty u ka ndërruar dhe emrat nga Eva në Sara dhe nga Endrit në Talha. Unë kam një vit që çdo mëngjes zgjohem pa ata. U palos dhe u hekuros rrobat sikur do të vijnë çdo mbrëmje dhe bëj gati librat e shkollës dhe çantën çdo mëngjes. Por ata nuk erdhën kurrë. Tri ditë më parë më njoftuan se babai i tyre është vrarë dhe unë nuk e di më se ku janë fëmijët e mi, ku është gjyshja e tyre, e cila me siguri po përballet me një situatë shumë më të rëndë sesa makthi ynë i pafund këtu. Unë dua që dikush të jetë në krahun tim, në krah të Evës dhe Endrit në këto momente. Unë dua që qeveria ime, e cila nuk e ndali dot çmendurinë e babait të fëmijëve të mi, të ndalë fatin e tyre tragjikë, të ndalë makthin e tyre në mes të një lufte krejt të pakuptueshme për ta. Ia kërkoj këtë me përulje Kryeministrit të vendit tim, autoriteteve të sigurisë në vend, ambasadave të vendeve mike të Shqipërisë që kanë fuqi të ndikojnë në atë territor dhe çdo shqiptari apo qytetari të botës, që e kupton makthin e një nëne, së cilës i kanë marrë fëmijët për t’i detyruar t’i nënshtrohen fatit të babait të tyre”. shqip

 

Previous Post

Byroja Kombëtare e Karagjozëve dhe serioziteti i Ilir Metës

Next Post

BIRN: Me Ramën, demokracia në PS po bën hapa mbrapa

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

BIRN: Me Ramën, demokracia në PS po bën hapa mbrapa

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.