• Latest
  • Trending
  • All

Historia e jetimit Mikel Xhiko, vrasja e gruas në vaskë, burgu dhe një rrëfim nga vjehrri i tij

20/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 2 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Historia e jetimit Mikel Xhiko, vrasja e gruas në vaskë, burgu dhe një rrëfim nga vjehrri i tij

20/06/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Mikel Xhiko i merr jetën bashkëshortes së tij Yllkës në vaskë. Policia: Krim i paramenduar, dyshohet xhelozia. Vrasësi-viktimë i dënuar më parë. I ati i gruas: Ma lanë vajzën te shtëpia, shkuan të blinin bravë

Një 34-vjeçar, banor i qytet it te Korçës mëngjesin e së dielës ka qëlluar me thikë në banesë bashkëshorten e cila ka gjetur vdekjen e men- – jëhershme brenda në vaskë. Dhe më pas më të njëjtën kamë ka qëlluar vetëm një herë veten në bark për të gjetur vdekjen në spitalin e qytetit juglindor. Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen 17 të qytetit, e njohur ndryshe edhe si zona e Radanecit, ku çifti i bashkëshortëve Mikel dhe Yllka Xhiko jetonin së bashku me vajzën e tyre vetëm 6 vjeçe. Skena makabre, sipas të dhënave të para, është zhvilluar në banesë ndërkohë që vajza e çiftit nuk ndodhej atje pasi e kishin marrë gjyshërit. Mikel Xhiko, i njohur edhe si një person që kishte probleme me lëndët narkotike nga zbardhja e detajeve të para sipas grupit hetimor.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Çifti natën e së shtunës në darkë e kanë kaluar tek babai i 29-vjeçares për tu larguar nga banesa mëngjesin e së dielës aty ku kanë lënë nën kujdesin e gjyshërve vajzën. Më pas çifti është rikthyer dhe një herë tjetër në banesën e tyre në katin e parë të një pallati pesë katësh në periferi të qytetit të Korçës. Edhe për policinë 34-vjeçari e kishte menduar krimin deri në detaje ç`ka tregon se asgjë nuk ka qenë e momentit. Policia Burime policore të siguruara nga “Shekulli” thanë se 29-vjeçarja ka qenë në vaskë në momentin kur bashkëshorti ka hyrë me një kamë në dorë duke e sulmuar menjëherë duke mos i dhënë mundë- si mbrojtjeje 29-vjeçares me trup të madh. Goditjet në fyt kanë qenë fatale për gruan e cila ka mbetur e vdekur në vend.

Fqinjët kanë dëgjuar britma në katin e parë të çiftit i kanë detyruar këta të fundit të lajmërojnë policinë e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Burri vrasës, jo vetëm nuk ka pranuar t`u hap derën e banesës policisë, por ka kërcënuar se, nëse ata do të hynin në banesë do t`i vinte flakën asaj. Kur Mikeli ka dëgjuar goditje të forta në derën e shtëpisë, me kamën që mbante në dorë ka goditur veten në pjesë të barkut, goditje që duket ka qenë fatale edhe për autorin e vrasjes së bashkëshortes.

Kur policia ka arritur të hap forcërisht derën e banesës, 34-vjeçari është gjetur pa ndjenja, i mbytur në gjak. Mjeket thanë se vdekja ka ardhur më tepër se nga humbja e gjakut, nga prekja e organeve jetësore nga goditja më thikë. Kur policia ka kryer kontrollin e menjëhershëm të banesës, ka gjetur brenda vaskës së mbushur me ujë dhe gjak, Yllkën, ndërsa 35-vjeçari ka refuzuar të lerë policinë që të hynte brenda banesës. Fillimisht ai ka kundërshtuar të hapte derën, duke kërcënuar se do t`i vinte zjarrin shtëpisë në rast se uniformat hynin brenda ndërsa u deklaronte atyre se kishte vrarë bashkëshorten. Pas përpjekjeve të shumta, policia ka shkallmuar derën dhe e ka gjetur ende në gjendje të kthjellët autorin por brenda pak minutash ai është rrëzuar në tokë i mbytur në gjak dhe me një plagë të madhe në pjesën e barkut.

Gruaja punonte kameriere Sipas familjarëve Yllka (Laura) Xhiko (Koçibelli) punonte kameriere në një lokal në afërsi të bashkisë së qytetit juglindor, punë të cilën e bënte në këtë lokal prej 5 muajsh. Në familjen prej tre vetash, gruaja ishte njeriu i vetëm që punonte pasi Mikel Xhiko nuk punonte. Madje edhe ditën e djeshme, Yllka do të shkonte në punë, madje që nga banesa e të atit të saj, por ka qenë kërkesa e 34-vjeçarit për të shkuar në shtëpinë e tyre që e kishin marrë me qira në një lagje periferike të qytetit, aty ku të dy kanë gjetur vdekjen.

Edhe për policinë pista kryesore dhe e vetme e krimit kanë qenë problemet që çifti kishte, konflikte që vinin për shkak të xhelozisë, probleme këto që nuk kanë qenë të vazhdueshme, madje për këtë prindërit i kanë kërkuar vajzës së tyre zgjidhjen e kësaj martese, zgjidhje që është kundërshtuar nga vetë 29-vjeçarja bëjnë me dije burime brenda familjes së saj. Vajza e çiftit nuk ka qenë në banesë në momentin e kësaj ngjarje të rëndë. Çifti edhe me kërkesë të Mikelit e ka lënë vajzën e tyre të vetme që kishin nga martesa në banesën e gjyshërve të 6-vjeçares, për të cilën do të kujdesën dy të moshuarit pasi tashmë ajo ka humbur dy prindërit e saj.

Emin Koçibelli: Si ma vrau time bijë

-Si e mësuat ngjarjen?

-Përmes telefonit. Më morën dhe më thanë që diçka kishte ndodhur në banesën ku jetonte vajza ime. Shkova atje dhe pashë që kishte polici. Fillimisht më thanë se vajza nuk ishte mirë dhe e kishin çuar në spital por atje mësova se ma kishin vrarë. Është e tmerrshme ajo që më ndodhi mua, më la vajzën jetime.

-A kishte probleme vajza juaj me bashkëshortin?

-Vazhdimisht ka pasur konflikte, grindje, probleme. Ishin në kushte të vështira ekonomike pasi vetëm vajza punonte, ai konsumonte alkool dhe drogë.

-Kishte kërkuar ndonjëherë Yllka të ndahej prej tij?

-Jo sepse e donte burrin dhe i dhimbsej edhe vajza. Ne shpesh ia kemi kërkuar se ajo nuk duhet ta duronte por Yllka e donte. Pavarësisht çdo gjëje ajo i qëndronte besnik, e falte dhe na kërkonte ta mbështesnim. Kur e patë për herë të fundit vajzën tuaj? Në mëngjes. Erdhën bashkë dhe sollën vajzën, ne kujdeseshim gjithmonë për të. Nuk na lanë dyshime se mund të kishin probleme. Vajza mu duk pak e mërzitur por kjo gjë i ndodhte shpesh. Ne e kemi mbështetur, i paguanim qiranë e shtëpisë. Mikeli ishte edhe i dënuar. Pak kohë kishte që doli nga burgu. Ne u përpoqëm gjatë gjithë kohës që ta ndihmonim, të gjitha shpenzimet ne i përballuam derisa ai doli nga burgu.

-Sa kohë ishte i dënuar ai?

-Katër vjet e dënuan për drogë. Vetëm shqetësime na solli në familje, ma mërziste vajzën, kurse tani i mori edhe jetën.

-A mendonit se do të arrinte deri këtu?

-Sa herë grindeshin, ai i thoshte se do të të vras. E kërcënonte por asnjëherë nuk mendoja se do të arrinte ta bënte vërtet.

Historia e çiftit Xhiko, autori i masakrës ishte jetim
Burime të siguruara thanë se Mikel Xhiko është rritur në shtëpinë e fëmijës në Sarandë dhe prej gati 10 vitesh jetonte në qytetin e Korçës. Për më tepër se 3 vite në një nga konviktet e qytetit dhe prej shtatë vitesh bashkë me bashkëshorten kanë ndryshuar banesa të cilat i merrnin me qira. Familjarët e 29- vjeçares thanë se Mikel Xhiko ka bërë 4 vite burg si përdorues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike ashtu siç thanë edhe se ishte përdorues i rregullt i lëndëve të forta narkotike. Pas ngjarjes së rëndë me dy viktima policia ka bërë të ditur dy fakte: Së pari, 34-vjeçari njihej si përdorues i lëndëve narkotike ashtu siç ka bërë me dije se ditën e krimit i riu, nuk kishte përdorur lëndë narkotike, madje as cannabis sattiva. Policia tha se pista e vetme e hetimit është ajo e probleme që çifti ka pasur për shkak të xhelozisë së burrit ndaj gruas së vet. Burime të rezervuara thanë se burri vetëm një ditë më parë i ka kërkuar bashkëshortes të ndërronin bravën e derës pasi kishte dyshime. Nuk dihet nëse një gjë e tillë është kundërshtuar nga 29-vjeçarja, por ajo çfarë dihet është se policia ka gjetur në banesë një bravë të re në tavolinën e kuzhinës.

Heshtja e fqinjëve

Pothuajse asnjë nga fqinjët nuk ka pranuar të thotë asgjë për çifti Xhiko të cilën kishin një vit e gjysmë që jetonin në katin e parë të një pallati. Madje edhe kur kërkoje të hyje në bisedë me ta, largoheshin duke thënë vetëm se, “nuk i njohin”. Kishte nga ata që tregonin se nuk kishin sjell shqetësim në apartamentin ku jetonin me qira, ashtu siç kishte të tjerë që shkarazi tregonin se pothuajse për natë dëgjoheshin zëra më tone të larta në banesën e tyre. Madje, njëri nga fqinjët i kishte kërkuar pronares së banesës të largonte çiftin nga shtëpia pasi shqetësonin fqinjët.

Mirëpo Arta Sheno, pronarja e banesës, tregon: Kishte një vit që u kisha lënë shtëpinë me qira. Më kishin dalë garant prindërit e vajzës dhe ishin shumë të rregullt. Unë asnjëherë nuk u kisha shkuar në shtëpi që të dija si jetonin, qiranë ma sillnin vetë por gjithmonë në datën e caktuar. Vajza punonte kameriere diku në një lokal, ndërsa ai djali nuk e di ku punonte. Mua më morën fqinjët dhe më thanë se kishte ardhur policia këtu”!

Policia ruan banesën

Me urdhër të grupit të hetimit shtëpia e çiftit Xhiko ruhet 24 orë nga policia e rendit. Mjafton të ofrohesh nga dritarja dhe vëren se çdo gjë është kthyer përmbys në banesë, ku të krijohet ideja se i riu kishte mbledhur të gjitha rrobat për t`iu vënë flakën. Prokuroria ka lëshuar një urdhër të posaçëm që vendi i ngjarjes të ruhet me kujdes pasi vetëm aty mund të shkohet tek shkaku i vërtet edhe pse tashmë pak rëndësi ka; edhe autori ka ndërruar jetë./Shekulli

Tags: Lushnja,Lushnje,policia,policia e Lushnjes,femra,minoren,i mitur,Merita Prosheva,Majlina Lena,
Previous Post

Shtohen hyrjet me pasaporta të falsifikuara në Zvicër

Next Post

Ndryshon ligji: Kush nuk paguan kredinë, prona i shitet me 30% të vlerës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ndryshon ligji: Kush nuk paguan kredinë, prona i shitet me 30% të vlerës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.