• Latest
  • Trending
  • All

Historia e çuditshme, si përfunduan në Bejrut kimikatet që shkaktuan shpërthimin e fuqishëm

09/08/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Historia e çuditshme, si përfunduan në Bejrut kimikatet që shkaktuan shpërthimin e fuqishëm

09/08/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Mijëra tonë nitrat amoni, që besohet të kenë shkaktuar shpërthimin e fuqishëm në Bejrut të martën u bënë temë diskutimi në mediat globale. Kimikatet ishin të vendosura në një varkë me flamur moldav dhe duhej të dorëzoheshin në Mozambik.

Sipas mediave të huaja, historia që çoi në shpërthimin tragjik në portin e kryeqytetit libanez, filloi më shumë se gjashtë vjet më parë, 1,300 kilometra larg Bejrutit.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Anija me flamur moldav “Rhosus” e la portin e Tbilisi të Gjeorgjisë me 2,750 tonë nitrat amoni. Ajo asnjëherë nuk arriti në destinacionin e saj të synuar, Mozambik, ku ngarkesa duhej të shitej në një fabrikë që prodhonte eksploziv për përdorim civil.

Kështu, nitrati i amonit, i cili tani shihet si shkaku i katastrofës që la të vdekur të paktën 158 njerëz dhe lëndoi rreth 6,000 të tjerë – nuk do të duhej të përfundonte në portin e Bejrutit. Mirëpo, një kombinim i keqmenaxhimit të anijes, problemeve teknike si dhe komplikimeve ligjore e mbajtën ngarkesën me kimikate në Liban.

Megjithëse, autoritetet e vendit ende nuk i kanë lëshuar përfundimet e hetimit zyrtar të tragjedisë, disa botime përfshirë The New York Times, CNN dhe Der Spiegel, ofruan kronologji të fakteve.

Historia e çuditshme, si përfunduan në Bejrut kimikatet që

“A prisni që Putini t’ju dërgojë forca speciale?”

Anija Rhosus, i përkiste Igor Grechuskin, një biznesmeni rus që jeton në Qipro, ai pagoi një milion dollarë për transportimin e kimikateve në Mozamik, tha kapiteni i anijes Boris Prokoshev për New York Times.

Gjatë një ndalese në Greqi, pronari rus paralajmëroi ekuipazhin që nuk kishte fonde për të paguar pagat si dhe kostot e mirëmbajtjes përgjatë udhëtimit nëpër Kanalin e Suezit. Kështu që ai u kërkoi atyre të drejtoheshin për në Bejrut, ku ai synonte të merrte para të tjera për transportimin e ngarkesës shtesë, raportoi Der Spiegel.

Ishte një kalim i vështirë nëpër Mesdheun lindor, shpjegoi Prokoshev, i cili tani është në pension. Anija ishte në gjendje të mjerueshme, me një vrimë, duke e detyruar ekuipazhin të hidhte ujë vazhdimisht nga brenda.

Megjithatë, përkundër planeve të pronarit të saj, anija qëndroi në Bejrut. Gjatë inspektimit të Rhosus, autoritetet e portit në Liban, thanë se dokumentet e objektit nuk ishin në rregull dhe se varka nuk ishte në një gjendje të duhur për lundrim, raportoi CNN. Ndërkohë, Igor Grechushkin “kolapsoi”. Ekipit i mungonin burimet për të paguar shpenzimet e transportit.

Pa mjetet e duhura për mirëmbajtjen e varkës, ekipi “ishte peng mbi një bombë lundruese”, raporton France 24.

Ndërkohë, Libani i lejoji gjashtë nga personat e ekipit të largoheshin nga vendi, ndërsa katër persona i mbajtën në vend, përfshirë dhe kapitenin. Prokoshev tha se lidhur me këtë rast ai kontaktoi edhe me ambasadën ruse.

“Po prisni që presidenti Putin të dërgojë forca speciale për t’ju larguar?” I kishte thënë njëri prej bashkëbiseduesve atij.

Historia e çuditshme, si përfunduan në Bejrut kimikatet që

Gjyqësori nuk veproi asnjëherë

Në dëshpërim, Prokoshev shiti disa nga karburantet e anijes për të siguruar avokatët e tij, në mënyrë që të argumentonte çështjen në të cilën ishte “zhytur”. Rreth 11 muaj pasi kishim mbërritur në Bejrut, marinarët më në fund fituan të drejtën ligjore për t’u kthyer në shtëpi, kishte thënë në vitin 2015 Charbel Dagher, një nga avokatët që përfaqësoi ekuipazhin.

Rreth 2,750 tonë nitrat amoniumi u transferuan në depon e 12 të portit në Bejrut. Kimikatet kurrë nuk lëvizën prej aty. Zyrtarët e portit, thonë se ata i paralajmëruan vazhdimisht autoritetet libaneze për rrezikun e mbajtjes së një rezerve të atyre produkteve, e sidomos aq afër qendrës së Bejrutit.

Midis vitit 2014 dhe 2017, gjashtë aplikime të pasuksesshme u kryen në gjykatat libaneze, duke kërkuar apel për heqjen e nitratit të amoniumi, raportoi New York Times.

“Duke pasur parasysh rrezikun për mbajtjen e këtyre mallrave në hangar për sa i përket edhe kushteve klimatike të papërshtatshme, ne riafirmojmë kërkesën tonë për t’i eksportuar këto mallra menjëherë, në mënyrë që të ruhet siguria e portit”, thuhej në kërkesën e cila nuk kishte marrë asnjë përgjigje.

Ndërkohë, autoritetet e portit, thonë se propozuan që ngarkesa t’ju ofrohej ushtrisë libaneze, ose t’i shitej një prodhuesi të mjeteve eksplozive.

“Neve na thanë që ngarkesa do të dilte në ankand”, tha për The New York Times, Hassan Koraytem, menaxheri i përgjithshëm i portit të Bejrutit.

“Por ankandi nuk u realizua kurrë dhe gjyqësori nuk veproi asnjëherë”, vazhdoi ai.

Historia e çuditshme, si përfunduan në Bejrut kimikatet që

Gjashtë muaj më parë, një ekip inspektorësh e dërguan alarmin edhe një herë, se shuma e kimikateve që ndodhej në hangar mund të shkaktojë një shpërthim masiv në Bejrut, sipas një burimi anonim i cituar nga Reuters.

Ndërkohë pas ngjarjes, autoritetet libaneze e filluan hetimin e shpërthimit ndërsa një prokuror tha të enjten se 16 persona ishin arrestuar, përfshirë dhe Koraytem, ??një burim gjyqësor i tha “Agence France-Presse”.

Sa i përket anijes, Rhosus, Prokoshev mësoi se u fundos në vitin 2015 ose në 2016 në portin e Bejrutit. Por ndryshe nga kimikatet, anija u “largua” e qetë, pa shkaktuar ndonjë shpërthim të madh./Telegrafi

Historia e çuditshme, si përfunduan në Bejrut kimikatet që
Previous Post

COVID-19/ Brazili me shpejtësi afrohet në 100 mijë vdekje, Meksika tejkalon shifrën 50 mijë

Next Post

Gjendet 15-vjeçarja e zhdukur prej 3 ditësh, vajza nga Vlora kishte përfunduar në Fushë-Krujë

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Gjendet 15-vjeçarja e zhdukur prej 3 ditësh, vajza nga Vlora kishte përfunduar në Fushë-Krujë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.