Me rastin e shenjëtrimit të Nenës Terezë në Vatikan, Kisha Katolike e Kosovës do të organizojë shtegtimin për në Vatikan, ku më 3 shtator do të ekzekutohet edhe himni i Nënës Terezë.
Kisha Katolike përveç lajmit për pranimin e kërkesës së ekzekutimit himnit të Nënë Tereza nga artistët shqiptar, ka kumtuar lajmin edhe për emërimin e Don Rrok Gjonlleshak, argjipeshë i Argjipeshvisë së Tivarit, emërim ky që u bë nga Papa Francesku.
Imzot Dodë Gjegji, në një konferencë për media ka thënë se ky është viti më i lumtur, pasi që në këtë vit do të shenjtërohet Nënë Tereza, e që për nder të kësaj, të veçantë e bënë edhe mundësia për të shfaqur koncertin në Vatikan, në sallën më të rëndësishme të saj.
“Ne jemi të lumtur këtë vit sepse është viti kur do të shenjtërohet Nënë Tereza, në këtë vit ne do tëkemi mundësinë për të shfaqur edhe koncertin në Vatikan, në sallën më të rëndësish me që ka Vatikani. Por unë kam për të dhënë edhe një lajm tjetër të rëndësishëm për Kishën tonë, i nderuari Don Rrok Gjonlleshaj, famullitar i katedrales sot është emëruar nga Papa Francesku, Argjipeshkvi i ri i Tivari, ky është një gjest mirënjohje për kishën tonë”, ka treguar Imzot Dodë Gjergji.
Don Lush Gjergji ka treguar që Ipeshkvia e Kosovës, do të organizojë rrugëtimin për në Vatikan, me rastin e shenjtërimit të Nënën Tereza. Ai tregoi që koncerti i cili do të ekzekutohet me 3 shtator në Vatikan është pjesë e koncertit, i cili ishte mbajtur në shtator të vitit të kaluar.
Ai ka theksuar se himnin e Nënë Tereza do ta kenë mundësinë ta shijojnë e gjithë publiku botëror.
“Ne si Kishë Katolike dhe populli shqiptar në Kosovë, veçanti Ipeshkvia e Kosovës, dëshirojmë të organizojmë shtegtimin me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Dhe lajmi tjetër po ashtu i gëzueshëm është se selia e shenjtë ka pranuar kërkesën dhe propozimin që e ka bërë shkëlqesia e tij, Imzot Dodë Gjergji që një pjesë e koncertittë cilin e kemi pasur vitin e kaluar, më 5 shtator në mbrëmje, ditën e Nënë Terezës, e sidomos himni i Nënë Terezës, të ekzekutohet ato ditë në Romë, do të kenë mundësinë dhe publiku botëror të shijojë atë se çfarë janë vargjet e shkruara nga vetë Gonxhe Bojaxhiu, muzika e kompozuar nga Lorenc Antono, e kënduar Inva Mula”, tha Don Lush Gjergji.
Ideatorja e himnit Nënë Tereza, Diana Toska, tha se 3 shtatori i këtij vit nuk do të jetë vetëm datë historike, por do të jetë e papërsëritshme në historinë e popullit shqiptar. Ajo tha se do të mundohen që ky koncert në Vatikan të jetë madhështor.
“Më 4 shtator do të bëhet shenjtërimi i Nënë Terezës, dhe më 3 në mbrëmje do të jetë jo vetëm historike, por e pa përsëritshme në historinë e popullitshqiptar. Do të përpiqemi ta bëjmë një koncert madhështor me artistë shqiptar të njohur nga gjithë bota”, tha Toska.
Aplikimi për shtegtim në Vatikan do të bëhet online në revistën Drita.















