• Latest
  • Trending
  • All

Hill: Shqipëria nuk donte të ishte një me Kosovën (Video)

04/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hill: Shqipëria nuk donte të ishte një me Kosovën (Video)

04/10/2016
in Aktualitet, Lajme
Ambasadori Christopher Hill ishte përfaqësuesi i parë diplomatik i SHBA në Shqipëri pas 45 vjet izolimi të diktaturës komuniste.

Ai ndodhet në Shqipëri me rastin e ceremonisë së 25 vjetorit të rikthimit të personalit të ambasadës amerikane në godinën që kishte shërbyer si seli diplomatike në vitet 1930.

Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” ambasadori Hill kujton kohët e shërbimit të tij në Shqipërinë e porsadalë nga diktatura, ndërsa duke folur për zhvillimet në Ballkan thotë se “është një proces ende papërfunduar”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Kam punuar në Shqipëri dhe më vonë kur bisedoja me negociatorin e Kosovës, një gjë e kuptova më mirë se të tjerët; që Shqipëria nuk donte të ishte një vend me Kosovën; e kuptova se ishin dy vende me të ardhmen e vet. Asnjëherë nuk shqetësohesha si të huajt e tjerë mbi krijimin e Shqipërisë së Madhe”.

Zëri i Amerikës: Ambasador Hill! Ju ishit diplomati i parë amerikan, që erdhët në fillim të viteve 90 në Shqipëri, e cila për shumë dekada nuk kishte lidhje me SHBA dhe e kishte deklaruar atë si armikun më të madh. A mund të ndani me ne çastet e para kur erdhët këtu? Si ishte të punoje në një vend të sapodalë nga diktatura komuniste, vendi më i izoluar, njëlloj si Koreja e Veriut, që ju gjithashtu e njihni mirë?

Ambasadori Hill: Viti 1991 ishte shumë i rëndësishëm, sepse nga fillimi i atij viti SHBA dhe Shqipëria rifilluan marrëdhëniet diplomatike, të ndërprera qysh nga viti 1946. SHBA sollën një ekip për të vëzhguar zgjedhjet në fund të marsit 1991 dhe më vonë unë isha përfaqësuesi i parë, që nisa punën dhe hapa ambasadën, në pritje të ambasadorit të parë Bill Rajerson. Ishte një vit i vrrullshëm, kur ndodhën shumë gjëra. Por ai ishte një vit shumë i veçantë dhe i vështirë për vetë shqiptarët. Në fundin e një diktature, këtu ishin gjithë problemet; nga mungesa e ushqimit dhe e shërbimeve, uji dhe energjia. Shqiptarët ndeshnin shumë probleme çdo ditë. Ne u përpoqëm të ndihmonim, por detyra kryesore ishte ta bënim jetën e tyre më të mirë duke ndihmuar që të ata kapërcenin tranzicionin shumë të vështirë. Unë kurrë nuk u ndjeva në rrezik dhe kisha një mbështetje të jashtëzakonshme nga shqiptarët dhe partitë politike. Kishte një konsensus në Shqipëri, madje edhe mes një pjese të ish-komunistëve, se ishte koha të ecej përpara dhe të bashkëpunohej me SHBA. Pata një mbështetje të madhe këtu dhe shqiptarët më bënë të ndjehesha si në shtëpi.

https://www.youtube.com/watch?v=muO1mZeQ_dQ?feature=oembed&w=640&h=360

Zëri i Amerikës: Si e gjetët Shqipërinë pas 25 vjetësh?

Ambasadori Hill: Kthimi këtu është i jashtëzakonshëm. Nuk kisha qenë prej vitesh. Herën e fundit isha nga mesi i viteve 90. Kaloi një kohë e gjatë, mbi 20 vjet. Tani sheh ndërtime, sheh trafikun dhe kujton se në 1991 askush nuk kishte makinë dhe vetëm nga prilli 1991 u shfaqën disa makina. Tirana është tani plot me makina në trafik, jeta e njerëzve ka ndryshuar; ata janë të zënë dhe nxitojnë në angazhimet e tyre. Kjo tregon se vendi po lëviz. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka një miqësi dhe aleancë të ngushtë me SHBA. Këto janë ndryshime të rëndësishme. Shqipëria ka përparuar drejt BE-së. Ka shumë përparim dhe po bëhet një vend europian, sepse i tillë ka qenë për shumë shekuj. I kuptoj problemet që ndeshin njerëzit çdo ditë, i di vështirësitë ekonomike dhe politike, por, nëse çdo individ ndalet një çast dhe sheh prapa, do ta kuptojë se shqiptarët kanë bërë një rrugë të gjatë.

Zëri i Amerikës: Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat i BE. Por tranzicioni i saj ka qenë i dhimbshëm dhe madje po vazhdon ende. A mendoni që Shqipëria ka humbur shumë kohë?

Ambasadori Hill: Nëse shihni pas në histori, 25 vjet nuk është një kohë e gjatë dhe megjithatë ka pasur shumë zhvillime. Shqetësimi se po humbet koha ia ka lënë vendin detyrave për t’u integruar në BE, planeve se si shqiptarët t’i bëjnë punët më mirë. Edhe me fqinjët kanë ngritur marrëdhënie të mira në kaq vite dhe kjo është e jashtëzakonshme. Ishte shumë e vështirë 20 vjet më parë të përfytyrohej kjo. A mund të ishin përdorur këto 25 vjet në mënyrë më efikase për zhvillimin? Sigurisht, që po. Por mendoj se është bërë më e mira, që mund të bëhej në kaq vite.

Zëri i Amerikës: Gjatë gjithë këtyre viteve, elita politike nuk ka ndryshuar shumë. Kjo duket në të njëjtat retorika të ashpra, që vazhdojnë të jenë shumë të forta, dhe që shpesh dalin jashtë kontrollit. Çfarë duhet të bëjë një vend për të ndryshuar kulturën politike?

Ambasadori Hill: Është e këndshme, që mua, si amerikan të më pyesin mbi debatet e ashpra politike në Shqipëri, sepse ju e dini se çfarë po ndodh në SHBA së fundi me fushatën tonë zgjedhore. Ajo është më e ashpra që kam parë në të gjithë jetën time. Jam i kënaqur që nëna ime nuk i dëgjon ato lloj gjërash, që po thuhen në atë fushatë çdo ditë, sidomos ato që thotë kandidati Trump. Pra, nuk jam në kushtet e duhura për t’u dhënë shqiptarëve një leksion për klimën e ashpër politike. Shqipëria ka shumë për të arritur. Ky 25 vjeçar i parë është një fillim i mirë. Shqipëria ka bërë shumë. Por për ta mbyllur këtë proces, duhet një respekt i dyanshëm mes forcave politike. Asnjëri nuk duhet ta shohë çështjen se sa ka pushtet më shumë se tjetri. Por secila palë duhet ta mendojë mirë se ka një mision historik, që ta përmbushë këtë detyrë. Kjo është e vërtetë edhe për politikanët shqiptarë, për ata amerikanë dhe për çdo politikan në botë. Koha është shumë e shkurtër. Shqipëria duhet të lëvizë përpara dhe palët duhet të bashkëpunojnë për integrimin në BE-së; të bëhen gati për fazën tjetër të historisë së vendit, sepse këtë kërkon populli. Në këto kohë, kudo në botë, përfshirë edhe SHBA, ka një reduktim të ndjeshëm të atmosferës së mirë politike dhe të gjithë po kërkojnë që kjo të përmirësohet. Shqiptarët janë të shqetësuar dhe kërkojnë rregullimin e shumë gabimeve të kaluara. Për këtë përmirësim ka nevojë Shqipëria, sepse misioni i saj historik nuk ka përfunduar ende. Politikanët duhet ta kuptojnë këtë dhe të punojnë më shumë.

Zëri i Amerikës: SHBA dhe BE, veçanërisht SHBA përmes ambasadorit të vet këtu, po japin një shtytje të madhe që Shqipëria të miratojë reformën në drejtësi. Ndërsa qytetarët mezi po e presin këtë reformë, një pjesë e politikanëve kanë shfaqur hapur mungesën e dëshirës për ta kaluar këtë reformë. Sa e rrezikojnë reformën këto qëndrime?

Hill: Unë kam qenë më parë ambasador këtu. Ambasador Lu është tani ambasador dhe kjo është një pyetje për të. BE ka një listë me çështje që Shqipëria duhet të arrijë para se të integrohet. Një prej tyre është reforma në sistemin gjyqësor. Kjo është një çështje që populli shqiptar e kupton shumë mirë dhe politikanët duhet ta kuptojnë. Të shohin listën dhe të përmbushin ato detyra. Politikanët shqiptarë, edhe pse e kanë të vështirë të punojnë së bashku këto kohë, nuk kam asnjë dyshim se do ta kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë për t’u afruar në BE. Por nuk kam qenë këtu për 20 vjet dhe nuk mund të them shumë për çështje të brendshme si reforma në drejtësi.

Zëri i Amerikës: Ju keni qenë pjesëmarrës kryesor në disa ngjarje me rëndësi në Ballkan. Si e shikoni Ballkanin sot? A është akoma ky rajon në një proces të pambaruar?

Ambasadori Hill: Padyshim që Ballkani është një proces i papërfunduar. Mendoj se është bërë përparim. Kam punuar në Shqipëri dhe më vonë kur bisedoja me negociatorin e Kosovës, një gjë e kuptova më mirë se të tjerët; që Shqipëria nuk donte të ishte një vend me Kosovën; e kuptova se ishin dy vende me të ardhmen e vet. Asnjëherë nuk shqetësohesha si të huajt e tjerë mbi krijimin e Shqipërisë së Madhe. Shqetësimi kryesor për mua ishte të arrihej mbizotërimi i ligjit, ngritja e institucioneve demokratike, të cilat ishte shumë vështirë të krijoheshin. Tani që pashë përparimin e Shqipërisë jam shumë i kënaqur me këtë. Në Kosovë ka ende shumë për të bërë. Jam i kënaqur me disa përmirësime në Bosnje. Ky është një proces i vështirë, por mbi të gjitha në Ballkan dhuna u la mënjanë dhe nuk ka luftëra. Rajoni ka sfida të mëdha, por mendoj se Ballkani është një projekt i papërfunduar dhe si i tillë ka nevojë për më shumë vëmendje jo vetëm nga njerëzit e rajonit por edhe nga SHBA dhe nga BE. Kjo është pjesë e Europës, nuk mund të lihet jashtë saj, por duhet përfshirë në të. Shumë përparim u bë, por është e papërfunduar.

Maqedonia është tani në një situatë veçanërisht të vështirë e delikate. Ka probleme me fqinjët, që e shohin si një çështje. Nëse shihni historinë e Maqedonisë ajo ka qenë vazhdimisht një çështje, por tani ajo pyetje e ka një përgjigje; Maqedonia është një shtet tani dhe duhet të punojë shumë fort për të zgjidhur problemet e brendshme.

Zëri i Amerikës: Më lejoni t’ju drejtoj një pyetje për Rusinë. A jeni i shqetësuar për rolin e Rusisë në Ballkan dhe për përpjekjet e saj për të ndërhyrë këtu?

Ambasadori Hill: Rusia nuk ka vepruar mirë vitet e fundit. Jam shumë i shqetësuar për veprimet e Rusisë në Ukrainë, në Ballkan dhe në vende të tjera si Siria. Shqetësimi është se Rusia synon të jetë një nga fuqitë e mëdha; ne duhet të punojmë me Rusinë, Këshilli i sigurimit i Kombeve të Bashkuara po ashtu. Ende nuk kemi gjetur ndonjë shembull bashkëpunimi deri sot me Rusinë. Ja pse shqetësohemi për këtë. Amerikanët po përpiqen të bashkëpunojnë me Rusinë, sekretari John Kerry punon me ta çdo ditë në lidhje me Sirinë. Po mundohemi të ndreqim disa probleme, por është shumë e vështirë. Mendoj se sjelljet e Rusisë së jashtmi reflektojnë problemet, që ajo ka nga brenda. Unë shoh një shtet rus që ende përpiqet të përcaktojë vetveten për 20 vjet, që nga fundi i Bashkimit Sovjetik.

Ndërhyrjet në Ballkan Rusia i ka bërë edhe më parë. Unë nuk mendoj që është në interesin e Rusisë që të jetë agresive me këto vende, por shohim një Rusi që përpiqet të ndërtojë marrëdhënie me ta. Mendoj se vendet e Ballkanit kanë mjaft marrëdhënie me këdo, por çështja është tek lloji i marrëdhënieve, që ato kanë nevojë. Atyre u nevojiten marrëdhënie që forcojnë lidhjet institucionale dhe demokratike, por në disa raste rusët e kanë të vështirë t’i kujtojnë këto.

Zëri i Amerikës: Dhe një pyetje të fundit, si i vlerësoni marrëdhëniet midis SHBA dhe Shqipërisë sot?

Ambasadori Hill: Marrëdhëniet tona janë shumë të mira, vërtet të shkëlqyera. Vizita e sekretarit Kerry tregoi forcimin e këtyre marrëdhënieve mes shteteve dhe popujve dhe rolin kryesor, që luajnë shqiptarët dhe amerikanët. A mundet që këto marrëdhënie të jenë më të mira? Po. Mundet. Dëshiroj të shoh këtu më shumë investime amerikane. Ne kemi disa gjeneralë këtu, sepse Shqipëria po përmbush përgjegjësitë e saj si anëtare e NATO-s. Por unë dëshiroj të shoh edhe disa gjeneralë të tjerë si General Motors, General Mills etj.

Duke nisur nga fillimi i viteve 90, nevojiten më shumë investime dhe më shumë lidhje në ekonomi. Por ne kemi ndarë vlera, interesa dhe respekt, sepse ne jemi në një projekt historik, që nisi 25 vjet më parë; për të sjellë plotësisht Shqipërinë dhe fqinjët e saj në rrymën euro-atlantike. Shumë përparim u bë, dhe nuk duhet të dekurajohemi për çfarë është bërë. Përkundrazi, ato që janë arritur duhet të na shtojnë kurajon dhe këtë inkurajim duhet ta përdorim për të ardhmen.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Aksident në Malësinë e Madhe, 13 vjeçari në gjendje të rëndë

Next Post

Luftëtarët e kthyer nga Siria kërkojnë riintegrim në shoqëri (Video)

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Luftëtarët e kthyer nga Siria kërkojnë riintegrim në shoqëri (Video)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.