Christopher Hill, dekan i Fakultetit Ndërkombëtar në Universitetin e Denverit, ndërmjetësues i dikurshëm amerikan në bisedimet paqësore në Rambouillet, ka komentuar për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe situatën aktuale në Ballkan sot pas Marrëveshjes së Deytonit dhe marrëveshjet që pasuan, çështjet e pazgjidhura që ende ekzistojnë në Bosnjë, Kosovë , Maqedoni… Hill, siç transmeton qik-u, mendon se në masë të madhe tërë rajoni i Ballkanit ka pësuar për faktin se për shumë vende, pas marrëveshjes së Deytonit, ka ekzistuar ndjesia se Ballkani duhet vetë të zgjidhë problemet e tij. Ai ka shtuar se “do të donte të shihte se një vëmendje më e madhe po i kushtohet kësaj situate nga ana e SHBA-ve. Hill ka prekur edhe çështjen e Kosovës dhe situatën, e cila, sipas tij, nuk është konstruktive nga ana e BE-së ndaj saj. “Kur e shikoni Kosovën, atë edhe sot nuk e njohin pesë anëtare të BE-së, gjë që nuk është konstruktive”. Andaj, Hill mendon se duhet të ekzistojë mirëkuptim. “Duhet të nxjerrim energjinë e ripërtërishme nga shënimi i i këtij përvjetori për të mbaruar punën e pakryer”, tha Hill për Zërin e Amerikës”, transmeton qik. Christopher Hill po merr pjesë në Konferencën dyditore në Deyton me të cilën po shënohet 20 vjetori i Marrëveshjes dhe arritjes së paqes në Bosnjë e Hercegovinës.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















