• Latest
  • Trending
  • All

Hill: Islamistët nuk do ta ndryshojnë Kosovën

06/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 9 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hill: Islamistët nuk do ta ndryshojnë Kosovën

06/10/2016
in Aktualitet, Lajme
Christopher Hill është një protagonist i historisë moderne të Ballkanit, gjegjësisht të Shqipërisë në fillim të viteve 90, dhe të Kosovës në fund të atyre viteve. I lindur në një familje diplomatësh si tregon në librin e tij më të ri në shqip “Pararoja”, ai ka jetuar në Beograd që në moshën 8 vjeç. Është rikthyer si ndihmësatashe tregëtar i SHBA-ve në moshën 25 vjeç, kur Tito vdiq.

Është emëruar në Tiranë, si i ngarkuar me punë, sapo Shqipëria rivendosi marrëdhëniet diplomatike me SHBA. Ka punuar me Hollbruk në misione të ndryshme në Ballkan. Më pas ka qenë ambasador në Maqedoni, drejtues i proceseve negociatore të Kosovës në Rambuje, në vitin 1999 dhe ka vijuar më pas të merret me krizat më të rëndësishme të botës si Iraku dhe Koreja e Jugut në rolin e ambasadorit.  Është konsideruar si njeri nga diplomatët më të mirë të SHBA-ve në dhjetëvjeçarët e fundit.

Kristofer Hill rikthehet në Tiranë për t’u nderuar nga Presidenti i Shqipërisë me urdhërin e Skënderbeut me rastin e njëzetë e pesë vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.  Universitet Europian i Tiranës i akordoi një nderim akademik, të cilin çuditërisht nuk ka menduar t’ja japë asnjë universitet i Kosovës.  Presidenti Thaçi i cili gjendej në Shqipëri, ndoshta për arsye agjende, nuk erdhi si parashikohej në ceremoninë universitare.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Mbase marrëdhëniet mes tij dhe Hill prej Rambujesë nuk ishin të mira. Ndaj 25 vjet më pas, ambasadori Hill foli para ish miqve, akademikë dhe politikanë të Shqipërisë, ku shquhej Pandeli Majko.

“Nëse do të ma kishit dhënë këtë titull 25 vjet më parë”, tha Hill me sens humori, -mbase do të më kishte ndihmuar më shumë në karrierën time, por ndoshta atëherë nuk isha kaq i ditur sa sot”.

“ Kur po ulesha mbi Tiranë, më dukej se po zbrisja në një vend familjar, por pastaj nuk njoha asgjë: aeroport i ri, rrugë të reja, pemë të reja, dhe Universitete të reja. Po ecni në drejtimin e duhur”, i tha  Hill audiencës së tij të Shqipërisë. Në përfundim të ceremonisë, ai firmosi autografe për librin e tij në shqip “Pararoja” dhe dha këtë intervistë për publikun kosovar.

Shkëlqësia juaj, i nderuar ambasador, do vlerësonim disa komente prej jush. Ministri i jashtëm i Kosovës, z Enver Hoxhaj, ka shkruar kohët e fundit një libër të quajtur “Ngritja e një shteti”, duke lënë të nënkuptohet se ai ka patur rol themeltar në këtë lindje. Edhe ju keni të drejtë ta pretendoni rolin e nënës së lindjes (mamisë)për shtetin e ri, një proces që nuk ndodh shpesh në kohën tonë. Si ju dukej atëherë ky proces dhe si ju duket sot fëmija i ri ?

Pa dyshim që ishte një proces shumë i vështirë. Ne duhet të diskutonim, të negocionim me një diktator shumë të vështirë nga Serbia, Sllobodan Millosheviçin. Gjithashtu na është dashur të diskutonim, të  negocionim me vendet evropiane që nuk ishin shumë në ankth, apo nuk e çanin kokën  për të ecur në drejtim të  pavarësisë së Kosovës , por përkundrazi do donin të gjenin sa më shumë zgjidhje që ishte e mundshme  në linjën e autonomisë. Pra na u desh, kështu që të punonim me shumë palë të vështira.

Mendoj në fund të fundit me mirëkuptimin e të gjithëve, që pala kosovare ishte e përgatitur për të punuar me komunitetin ndërkombëtar, por pala serbe nuk ishte e përgatitur për të punuar me të.

E gjitha kjo krijoi një situatë të qartë, apo një situatë akoma më të qartë,  ndaj ne ecëm kësisoj përpara në këtë linjë. Tani  detyra nuk është përfunduar   sepse ka një numër shtetesh evropiane që ende nuk e kanë njohur Kosovën, por sigurisht që është bërë një përparim i madh, dhe mendoj se njerëzit e Kosovës duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku, lipset të bëhen bashkë, veçanërisht në aspektet e vështira të problemev me të cilat sfidohet Kosova. Pra jam optimist, por e di se ky proces do të marrë shumë kohë.

A ishit të qartë ju për fundin e procesit që atëherë-pavarësimin e Kosovës ?. Si ju duken sot me kostumin e udhëheqësve të shtetit të ri- komandantët e djeshëm, apo negociatorët e Rambujesë, proces  negociator që ju e drejtuat?

Po, unë mendoj se çka ishte e rëndësishme në procesin e Rambujesë, ishte se të gjithë udhëheqësit e Kosovës, të të gjitha palëve, qoftë nga UCK, qoftë nga LDK, apo intelektualë të pavarur, erdhën bashkë, u bënë bashkë, u morën vesh rreth një diçkaje të përbashkët. Nuk ishte e lehtë të merreshe vesh rreth kësaj marrëveshje- një marrëveshje për autonomi të gjerë, por çfarë ishte e rëndësishme, ishte se serbët nuk e pranuan këtë marrëveshje !

Pra, serbët e vendosën veten në pozitat e kokëfortëve, të paaftë për t’u marrë vesh. Unë mendoj se udhëheqësit kosovarë bënë diçka për të cilën ne i çmuam shumë, seicilin prej tyre. Unë mendoj se Kosova në një kuadër më të gjerë,- e di se sot ju keni debat të mprehtë politik, konkurencë të mprehtë politike brenda vendit- ka arritur ta administrojë drejt këtë konkurencë, duke i bërë njerëzit të jenë të gjithë bashkë. Kjo është ndjesia e përgjithshme dhe ne presim të shohim më shumë përparim në këtë drejtim.

A e kishit menduar ndonjëherë lindjen e radikalizmit fetar në Kosovë, në përmasat e sotme, apo gjithçka ju duket brenda normalitetit?

Unë mendoj se të gjithë vendet në rajon, por jo vetëm, janë duke u ballafaquar me të njëjtin problem, me të njëtin vështirësi, e  cila duhet të mbikqyret- e them këtë dy herë, të mbikqyret me vëmendje të madhe, në mënyrë që ajo të përmbahet brenda kufijve normalë.

Kuptimi, njohuritë e mia rreth kësaj dukurie- unë e di se nga Kosova kanë ikur disa qindra vetë në Siri-, dhe e përsëris se është një dukuri që duhet kontrolluar me vëmendje. Në një shikim më të përgjithshëm, unë nuk besoj se kjo dukuri në një mënyrë apo një tjetër do të shndërrohet në një ndryshim të rëndësishëm në situatën e Kosovës. Megjithatë nuk besoj se duhet të merret me lehtësi dhe nënvleftësim. Ajo duhet të mbikqyret !

Pritet të fillojë punë Gjykata Speciale për të ashtuquajturat krime të luftës nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-së, e drejtuar nga një amerikan. A besoni se ajo do të ketë shumë punë dhe se një pjesë e atyre komandantëve mund të përfundojnë në bankën e të akuzuarve ?

Sigurisht është nevoja që disa njerëz të përballen me drejtësinë. në këtë moment nuk jam i përgatitur për të thënë se ata janë të pafajshëm apo jo, apo cila është përmasa e krimeve të tyre. Për këtë janë gjykatat dhe le të respektojmë pavarësinë e tyre. unë besoj se procesi është i mirëpritur dhe shpresoj se procesi do të arrijë objektivat e dëshiruara.

Kaltrina IBISHI RTK

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Kosova vazhdon izolimin, Gjeorgjisë i jepet drita jeshile për vizat

Next Post

Dënohen vëllezërit shqiptarë në Britani

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Dënohen vëllezërit shqiptarë në Britani

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.