Një makinë është hedhur në erën në zonën pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, ish-Dinamo.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm sa është dëgjuar në një rreze prej më shumë se 1 kilometër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe në erë është hedhur një makinë tip “Benz-Ml”.
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se, mjeti është në pronësi të Artan Prengës, nga Mirdita dhe shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Sulejman Delvina”.
Prenga mësohet se ka mbetur i plagosur rëndë dhe i është nënshtruar ndërhyrjes mjekësore menjëherë.
Makina është me targat AA 948 AK dhe mjeti ka qenë i parkuar në momentin kur ka shpërthyer.
Ka qenë një sasi e madhe eksplozivi që ka shpërthyer. Ai është pronari i një lokali në zonën ku ka shpërthyer mjeti.
Për policinë ky person nuk është i panjohur.















