Detaje të reja kanë dalë sa i përket vrasjes së Shpëtim Shalës ditën e djeshme në Durrës. Hetimi i policisë është përqëndruar në pistën e borxheve që kishte viktima. Report TV raporton se 39-vjeçari Shala 5 ditë më parë ishte konfliktuar me një person, të cilit i ka borxh 10 mijë Euro.
Ky person, që u konfliktua me viktimën disa ditë më parë, ndodhet i shoqëruar në Policinë e Durrësit, ndërsa emri i tij nuk bëhet i ditur.
Megjithatë, nuk ka ende asgjë zyrtare dhe nuk dihet nëse vrasja e 39-vjeçarit ka lidhje me sherrin për borxhin. Kjo gjë do të përcaktohet nga hetimet e policisë gjatë orëve në vijim.
Shpëtim Shala u gjet dje i vdekur në makinën e tij, ku ishte ekzekutuar me 15 plumba, 6 prej të cilave e kishin kapur në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.















