• Latest
  • Trending
  • All

Heshtin kur duhet të flasin

01/07/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 19 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Heshtin kur duhet të flasin

01/07/2016
in Lajme

Partitë politike shqiptare preferojnë të deklarohen në masë të madhe në media, duke bërë PR agresiv, ndërsa heshtin në situata krizë siç ishte rasti i fundit i protestave të shqiptarëve lidhur me rastin “Monstra” dhe përplasjen e tyre me policinë maqedonase. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në pushtet është deklaruar përmes një komunikate, vetëm një ditë të plotë pas protestave të së shtunës, në të cilën nuk thuhet asgjë për sjelljen e policisë, ndërsa lideri i saj, Ali Ahmeti u deklarua dy ditë pas organizimit të tyre. I vonuar ka qenë edhe reagimi i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), edhe pse kjo parti është në opozitë. Ngjashëm ka ndodhur me partitë shqiptare edhe lidhur me situatën e tensionuar në maj në lagjen Gjorçe Petrov. BDI dhe PDSH reaguan shumë orë pas vrasjes së të riut maqedonas, Angell Petkovski, protestave të maqedonasve dhe djegies së pronës së shqiptarë.

Partitë shqiptare sillen sikur kriza të jetë diku larg

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Analisti politik Ismail Sinani mendon se faji kryesor bie mbi partinë që është në pushtet sepse në fund të fundit ajo i ka të gjithë mekanizmat institucional për t’u përballur me krizën

Ismail Sinani është kryeredaktor i portalit “Shenja” dhe analist politik. Sinani deklaroi për Inbox7 se sjellja e BDI-së dhe PDSH-së flet qartë për gjendjen e përgjithshme në të cilën janë katandisur shqiptarët. Ai vlerëson se BDI-ja me 153 mijë vota dhe PDSH me 67 mijë vota të fituara në zgjedhjet e fundit, dëshmojnë për një qasje jashtë mase joserioze ndaj elementit shqiptar në Maqedoni. “Këto dy parti sillen sikur votat t’i kishin fituar diku në Zimbabve dhe jo këtu në mesin e shqiptarëve. Kjo krizë e krijuar, me fajin e tyre, dëshmon për paaftësinë që të përballen me situatën më të re. Dhe, në një situatë të këtillë duket se shqiptarët kanë vendosur që demokracinë ta kërkojnë në rrugë, njëjtë sikurse në vitet e tetëdhjeta kur zhvilloheshin demonstratat në Kosovë. Pra sot, pas tri luftërave të zhvilluar në 15 vitet e fundit, shqiptarët e Maqedonisë, për shkak të paaftësisë së elitave të tyre politike, detyrohen të kthehen 30 vite prapa! Kur e them gjithë këtë, e kam parasysh se protestat në disa raste mund t’i kenë tejkaluar kufijtë e sjelljes normale, por kjo nuk do të thotë se drejtuesit politik duhet të ‘bunkerizohen’ deri në këtë shkallë sa që mos ta shohin të arsyeshme të dalin me qëndrim të qartë se çfarë janë duke bërë”, u shpreh Sinani. Analisti politik Ismail Sinani mendon se faji kryesor bie mbi partinë që është në pushtet sepse në fund të fundit ajo i ka të gjithë mekanizmat institucional për t’u përballur me krizën. Sinani vlerësoi se një PR apo marrëdhënie të këtilla me publikun nuk u bëjnë mirë partive të Ahmetit dhe Thaçit, sepse ikja nga realiteti nuk e zhbën të vërtetën! “Nëse një parti që numëron pesë – gjashtë ministra, dy zëvendëskryeministra hesht përballë gjithë këtij turpi që ndodh nga dita e premte e këndej atëherë kjo tregon se gjërat nuk janë duke ecur në kahe të duhur”, komentoi Sinani.

Media shqiptare: Politika mbyll celularin në kriza

Ndërsa gazetari i të përditshmes Koha, Arben Zeqiri deklaroi se mosreagimi i duhur dhe në kohë i partive shqiptare lidhur me situata të ndryshme të krizës, të cilat paraqiten kohë pas kohe, janë pasoje e moskonsolidimit të sektorëve për marrëdhënie me publikun dhe të qendrave të tyre analitike. “Si në BDI ashtu edhe në PDSH ka nga 1 ose 2 persona që janë të autorizuar të flasin për mediat, edhe atë për të gjitha temat dhe askush tjetër s’mund të flasë as për sektorin e vet që ka në parti ose në ndonjërin nga pushtetet. Partitë shqiptare vuajnë ende nga ‘paranoja mediatike’. Bëhen shumë të hapur, përgjigjen në telefon madje edhe vet paraqiten kur kanë për tu lavdëruar diçka ose për të akuzuar oponentët e tyre, ndërsa kur janë në situata të palakmueshme dhe duhet të japin sqarim për ndonjë temë problematike ose diçka që s’ju shkon për shtati aktrojnë sikur janë shumë të zënë, nuk përgjigjen në telefon ose luajnë ping- pong me gazetarët duke i hedhur tek njëri tjetri, nga deputeti tek ministri, pastaj te zëdhënësit dhe në fund asnjëri s’ka qasje në rrjet”, tha gazetari Zeqiri.

Ndërsa Afrim Tanallari, gazetar në Televizionin Publik Maqedonas (TVM)-Programi në Gjuhën Shqipe, nga lidhshmëria me PR e partive politike varet edhe suksesi i gazetarit, por konflikti lind në momentin kur këshilltarët e PR-it partiak tentojnë që informacionet e caktuara t’i plasojnë ashtu si u konvenon atyre, ndërsa konstaton mbyllje dhe jotransparencë tek politika. “Kur neve na duhet ndonjë informacion, apo konfirmim të informacionit, në të shumtën e rasteve ballafaqohemi me mos hapje të telefonit, apo moskthim të emailave dhe detyrohesh të bësh lajm të njëanshëm. Thjesht kur kanë situatë të disfavorshme nuk flasin, madje edhe mbyllin telefonat celularë. PR i partive shqiptare duhet të reformohet dhe të ketë funksion bazik informimin dhe por te ketë edhe qendër që do të merret edhe me analitikë dhe të organizojë më shumë brifingje për gazetarët”, tha gazetari Tanallari.

Ndryshe nga partitë shqiptare, partitë maqedonas kanë një PR më aktiv, edhe pse shpesh PR i tyre devijon nga objektiviteti dhe faktet, duke u shndërruar në propagandë klasike, e cila instrument kryesor i ka mediat, por në situata krize, të cilat i tanojnë këto dy parti politike, vetëm minutat dhe orët janë pyetje sa i përket reagimeve të tyre partiake. Në këtë drejtim, mediat kritike ndaj pushtetit theksojnë se pushteti përmes reklamave qeveritare e “blen” animin politik-partiak të medieve.

Arrestimi i Besim Ibrahimit

Ditën e protestave u arrestua gazetari-praktikant i të përditshmes “Lajm”, Besim Ibrahimi. Sipas deklaratave të Ibrahimit, të shtunën kishte qenë në detyrë si gazetar me qëllim që të raportojë për gazetën “Lajm” lidhur me protestat që ndodhën në Shkup dhe papritmas nga pas i kishte ardhur njësiti special nga pas, i cili edhe e ka arrestuar. Ibrahimi u ka thënë mediave se në momentin e arrestimit ka qenë 200 metra larg turmës, duke ndjekur se çfarë ndodh. Ai ka sqaruar se u është prezantuar policëve si gazetar në detyrë, por ata në vend që ta lirojnë, e kanë rrahur me shkopa gome dhe me shqelma, madje siç ka pohuar ai duke i lënë plagë trupore. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ashpër reagoi kundër arrestimit të gazetarit Besim Ibrahimi, i cili të shtunën ishte shoqëruar në polici për shkak të dyshimeve se ka marrë pjesë në protesta të dhunshme. “Arrestimi i gazetarit Ibrahimi është precedent i rrezikshëm, gazetarë, që ndjekin protesta, të cilët janë ngjarje me interes të lartë publik, të arrestohen nën akuzën se kanë marrë pjesë në shkeljen e rendit dhe të qetësisë publike”, reagoi SHGM-ja. Ndërsa botuesi i “Lajmit”, Fejzi Hajdari ka shkruar në “Facebook” se policia në të ardhmen, kur të ketë ndërmend të arrestojë gazetarë, të mos arrestojë gazetarë të rinj, por ta arrestojë direkt atë. “Mund të më gjeni në Shkup, ose Kumanovë, por për “hatër” të policisë, do të vij edhe në Zajaz, nëse ka nevojë për t’ua lehtësuar punën!”, tha Hajdari.

Post Views: 158
Tags: Albanian media silenceAlbanian political partiesAli Ahmetiedi ramaheshtjekeqtrajtimi i shqiptareveMacedonian policeMedia shqiptaremistreatment of AlbaniansPartitë politike shqiptarepolicia maqedonaseprotestaProtests
Previous Post

Një tetovar përgatiti Kupën e Botës

Next Post

Ish-Kryeprokurorja Ina Rama humb betejën e parë në Gjykatën Administrative

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ish-Kryeprokurorja Ina Rama humb betejën e parë në Gjykatën Administrative

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.