Zëvendësndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee ndodhet në Kosovë për vizitë që nga dita e kaluar dhe vetëm sot gjatë orëve të drekës u takua me Hashim Thaçin.
Gjatë takimit Thaçi ka bërë të ditur se është pajtuar me zyrtarin amerikan në lidhje me transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës. Vlen të theksojmë se Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delavvie e ka kundërshtuar me forcë propozimin e presidentit me argumentin se një hap i tillë nuk mund të hidhet pa ndryshimet e nevojshme kushtetuese.
Analistët këtë situatë e vlerësojnë si një ftohje të Hashim Thaçit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të iniciativës të tij më të fundit për ta transformuar FSK-në në ushtri të Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=_I2gyZSdmQk?feature=oembed&w=640&h=360























