Kurse për fjalorin që po e përdorin liderë kohën e fundit, Haziri ka thënë se janë devalvuar duke shtuar se kjo gjuhë nuk i përket politikanëve, derisa fjalorin e Ymerit të VV-së e ka konsideruar të papranishëm, por ka thënë se nuk është LDK inferiore që bie në grackën e tyre.
Haziri po ashtu e ka konfirmuar se në takimet që kanë mbajtur sot me strukturat e LDK-së janë pajtuar me ruajt politikën dhe natyrisht edhe deputetët kanë thënë se duhet më ju nënshtruar vendimit të partisë me votuar demarkacionin dhe vendimet e tjera të rëndësishme që e presin Kosovën.
Nënkryetari i LDK-së, i cili është edhe kryetar i Gjilanit ka thënë se LDK nuk ka opsione të tjera veç se të rris reflektimin e saj karshi besimit qytetarë, dhe në këtë rast duhet me qenë unik e me i tejkaluar edhe këto procese të rënda për vendin.
Ai ka thënë se vendin nuk mundet me mbajt peng kuaza për territore të cilat veç janë zgjidhje madje edhe në bisedimet e Vjenës, Haziri ka rikujtuar se ka pasur kërcënime të ndryshme nga grupe të caktuara madje edhe dy të ri e kanë dhënë jetën dhe sot ajo ka kaluar dhe procesit nuk janë ndalë.
Haziri ka thënë se sot është koha që krejt klasa politike në vend me u sjell kujdesshëm e ndërgjegjshëm për interesat dhe proceset që janë jetike për të ardhmen e vendit.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=xVdEdp08sWE?feature=oembed&w=640&h=360]






















