Postimi i Hazirit në facebook:
18 vite më parë, një dorë tinëzare e vrau Kolonel Ahmet Krasniqin, ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, i cili qëndroi i pathyeshëm përballë armikut shekullor.
Kjo vrasje makabre midis Tiranës, akoma vazhdon të mbetet mister dhe kjo duhet të prekë thellë ndërgjegjen tonë.
Duhet të angazhohemi që sa më parë të zbardhet kjo vrasje dhe vrasjet tjera të pasluftës, në mënyrë që eshtrat e kolonel Krasniqit dhe të tjerëve të pushojnë të qetë. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij! LH






















