Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk ekziston nevoja urgjente për një takim të shpejtë mes dy partive.
Por, ai ka theksuar se LDK dhe VV kanë gjëra të përbashkëta, dhe nuk e ka përjashtuar se mes dy partive mund të ndodhë një takim.
Lajme teNjejta
“Nuk jemi në proces urgjent, apo një proces që imponon rrethana që të takohemi shumë shpejt apo menjëherë”, ka thënë Haziri për RTK.
“LDK e ka rolin kryesor në ndërtimin e institucioneve edhe tash, sikur që e ka pasur tash e 27 vjet”, është shprehur ai.
“Ne jemi partia pa të cilën nuk mund të qeveriset, partia pa të cilën nuk mund të ndërtohet dhe të vazhdohet të ndërtohet procesi institucional i republikës sonë”, ka thënë Haziri.
Tags: albanian






















