Haziri në një prononcim tha se LDK dhe Vetëvendosje kanë disa të përbashkëta, si legjitimiteti politik, programi kombëtar për bashkëpunim me shtetin amë si dhe qëllimi për ndryshime.
Sa i përket mandatarit për të themeluar Qeverinë, Haziri tha se ata që i kanë numrat në Kuvendin e Kosovës, duhet ta formojnë Qeverinë.
“Unë konsideroj që tri partitë janë në lojë për ta formuar qeverinë: VV, LDK dhe AAK. Ndonëse, formalisht zgjedhjet i ka fituar koalicioni PDK – AAK – Nisma (PAN)”, theksoi Haziri.
Ai ka folur edhe për mundësinë që dikush prej deputetëve të koalicionit LDK–AKR–AA, të kaloj te PAN-i, për t’i bërë numrat për themelimin e Qeverisë. Sipas tij, deri tani “të gjithë ata janë unik dhe janë duke vepruar bashkë”.
“Koalicioni i ka tashmë edhe zyrtarisht 30 deputetë, derisa vetëm LDK-ja i ka 24 prej tyre”, ka shtuar Haziri.






















