Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri nuk pret që të ndodh rrëzimi i Qeverisë përmes mocionit të nisur nga opozita.
Haziri tha të enjten për Express se edhe nëse ka nënshkrime për thirrje të seancës, të njëjtët nuk i kanë votat për ta rrëzuar Qeverinë.
“Nuk besoj që mund të ndodh por edhe nëse ka nënshkrime për mocion nuk ka vota për rrëzim të qeverisë është punë e partive opozitare” tha nënkryetari i LDK’së.
Ndërkaq, GazetaExpress ka provuar gjatë gjithë ditës që të marrë një deklaratë zyrtare nëse ky subjekt ka arritur që t’i sigurojë të gjitha nënshkrimet e nevojshme për ta thirru seancën, por kontakti me zyrtarët nga ky subjekt ka qenë i pamundur.
Nisma për Kosovën kishte nisur mocionin për mosbesim ndaj Qeverisë për afro një muaj dhe kanë paralajmëruar se shumë shpejtë do të deklarohen rreth këtij procesi.
Sipas zyrtarëve të Nismës, përveç opozitës e cila i ka dhënë mbështetje këtij mocioni, për rrëzimin e Qeverisë janë edhe deputetë brenda koalicioni qeverisës, e që këta të fundit nuk po pranojnë të dalin publikisht për ta shprehur moskënaqësinë e tyre ndaj pushtetit.























