Madje haxhiu në rrjetin social Facebook, thotë se koalicion PAN, duhet të lëshoj rrugën, që qeverinë ta bëjnë partitë tjera.
“S’ka asnjë arsye tjetër (përveç numrave ) që ende nuk thirret seanca konstituive!. Se Thaçi është në shërbim të plotë të pazareve të koalicionit PAN, e dëshmon edhe mosveprimi për thirrjen e seancës konstituive! Sikur deputeti Haradinaj t’i kishte numrat për krijimin e Qeverisë, seanca do të thirrej menjëherë”, konsideron Haxhiu në facebook.
Sipas saj, numrat nuk i kanë as për zgjedhjen e Kadri Veselit, Kryetar Kuvendi. “Andaj është mirë ta ndryshojnë propozimin dhe të lëshojnë rrugë për krijimin e Qeverisë”, konsideron Haxhiu.






















