“Marrëveshje të tilla e prezantojnë Kosovën si një etnitet autonom, çka është synim edhe i Serbisë, e jo si shtet të pavarur, siç edhe jemi shpallë e njohur nga mbi 100 shtete”, deklaron Haxhiu.
Deputetja Haxhiu deklaron se Edita Tahirit dhe Qeverisë, nuk i ka mjaftuar se Kosovës ia vendosën një fusnotën, por tani edhe kjo për njohjen e diplomave, vetëm me logo të BE-së, e tregon çartë se sa keq janë duke u zhvilluar negociatat dhe se sa dëme, gati të pariparueshme, do të shkaktojnë ato për të ardhmen e Kosovës.
“Këto marrëveshje në vend të vlerësimit të ”lartë” do të duhej të merreshin si alarm dhe të përçonin porosinë për ndërprerjen e menjëhershme të këtyre bisedimeve dhe rimodelimin e tyre”, shprehet deputetja e AAK-së.
“Më mirë një ego e shuar shpejtë, se sa dëme pa fund për vendin”.
“E për fund,nuk pritet ndonjë surprizë e bukur nga këto negociata, kur kemi parasysh edhe nivelin e delegacionit të Kosovës, në këto tema shumë të ndjeshme”, deklaron Teuta Haxhiu, deputete e AAK-së dhe anëtare e Komisionit parlamentar për Arsim.






















