Publicsti Baton Haxhiu i cili për së afërmi e ka përcjellur vizitën e Kryeministrit shqipatar Edi Rama në Beograd, ka shpalosur një detaj interesant lidhur me fjalimin e qeveritarit nga Tirana.
Në emisionin Info Magazina në Klan Kosova, Haxhiu tha se fjalimin e përgatitur më herët, Rama e ndryshoj në avion teksa po udhëtonte për në Beograd.
Valon Murati i Lëvizjes për Bashkim tha se s’bëhesh lider ballkani,pa u bërë lider i kombit, dhe një gjë të tillë e arriti Edi Rama dje.
Gjatë debatit të Info-Magazine u trajtuar edhe cështja e pozitës së Edi Ramës tek ndërkombëtarët. Në këtë pikë Glauk Konjufca nga Vetëvendosje tha se tani e tutje evropianët do ta respektojnë më tëpër Edi Ramën.
Konjufca i cili ishte kundër kësaj vizite,tha se është befasuar për të mirë kur Edi Rama në mënyrë të drejtëpërdrejt tha se Kosova është një fakt i patjetërsueshëm, dhe i pakthyshem.















