Haxhiu bëri të ditur se seanca plenare do të jetë më 11 prill dhe jo këtë të enjten për shkak të seancës gjyqësore në Francë ndaj Ramush Haradinaj.
Deputetja e VV-së shprehu shqetësimin edhe për punën e Kuvendit duke thënë se është jofunksional për shkak të mungesës së kuorumit.
Sipas saj, zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për të dalë nga situata aktuale.
Ajo u shpreh se me Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe me Demarkacionin me Malin e Zi është shkelë Kushtetuta e vendit.






















