Në këtë emision ajo dhe familja e saj shfaqen të “ndershëm, kozmopolitë e të edukuar” për ta mbrojtur tokën e tyre – Serbinë!
Hatixhja ka lindur në një familje me gjashtë fëmijë, me tre vëllezër e tri motra. Vëllai i saj Izeti vritet në luftë kundër kroatëve, në Vukovar. Në varrimin e tij nuk merr pjesë asnjë shqiptar.
Ajo madje thotë se kur kërcet lufta në Kosovë, UÇK ka shkuar te babai i saj Halliti, për t’ia marrë djemtë e sa ai u thotë që nuk ka djem për të shitur. Kësaj familjeje, që të gjithë anëtarët i kishte të punësuar ose në Ushtrinë ose në organet tjera të sigurisë të Serbisë, i vritet djali Ademi, në luftë kundër UÇK-. Në komemoracionin e tij u tha: “Patriotizmin e dashurinë për Jugosllavinë e ka paguar me jetë”. e edhe dashuria e saj e jetës, Miki.
E pyetur se e kujt është Kosova, Hatixhja thotë: “Veç e Serbisë”!
https://www.youtube.com/watch?v=HZzuCZPagOo?feature=oembed&w=640&h=360






















