Në Kuvendin e Kosovës ka filluar seanca e rregullt në të cilën pritet të miratohet Ligji për ndalimin e pjesëmarrjes së shtetasve të Kosovës në konfliktet e jashtme.
Në pjesën e paraparë për deklarim të deputetëve, deputeti nga radhët e PDK-së- Nait Hasani ka kërkuar që të zbardhet masakra e në burgun e Dubravës që u bë nga forcat pushtuese serbe në majin e vitit 1999.
Hasani duke folur për këtë masakër ia ka përkujtuar ministrit Jabllanoviq tmerrin që kishte ndodhur në burgun e Dubravës. Ky ministër dhe të tjerë, sipas tij, në kohën e masakrës kanë qenë në zgafellë, të fshehur, derisa ai me të tjerë kanë qenë dëshmitarë të kësaj masakre.
Hasani ka kërkuar që të paktën këta ministra të mos tallen me këtë masakër.
Nait Hasani e ka përjetuar këtë masakër dhe është njëri nga të shpëtuarit nga kjo masakër.
















