Hasani këtë që ndodhi të enjten në Francë e ka cilësuar si njërën nga lojërat më të pista e tinëzare.
Ai madje ka thënë se në këtë lojë që po i bëhet Haradinajt dyshohet se mund të ketë edhe regjisorë të tjerë përveç Serbisë.
“Mbajtja e pakuptimtë e Haradinajt na shtynë të dyshojmë që krejt kjo lojë që po bëhet në kurriz të gjeneral Haradinajt ka edhe regjisorë të tjerë përveç Serbisë. Ky pisllëk na bënë të dyshojmë se Haradinaj po mbahet vetëm që të bëjë popullin dhe opozitën të zmbrapset nga qëndrimet kundër marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën”, ka thënë Hasani.
Përkundër kësaj loje që po bëhet Hasani ka shprehur bindjen e tij se marrëveshjet e dëmshme për vendin nuk do të kalojnë, sepse siç ka thënë ai janë shqiptarët që ka lënë pas vetes Haradinajn e që e duan të mirën e vendit, dhe rrjedhimisht nuk do të lejojnë një gjë të tillë të ndodh.
Hasani po ashtu në këtë postim të tij në Facebook ka kërkuar që të gjithë të bashkohen në protestën e së shtunës, protestë kjo e thirrur nga partia e Haradinajt, AAK, në ora 13:00.
Ky është statusi i plotë i Hasanit:
“Të gjithë u zhgënjyem që Ramush Haradinaj nuk u kthye në Kosovë. Shtyrja e vendimit është një lojë nga më të pistat e më tinëzaret.
Mbajtja e pakuptimtë e Haradinajt na shtynë të dyshojmë që krejt kjo lojë që po bëhet në kurriz të gjeneral Haradinajt ka edhe regjisorë të tjerë përveç Serbisë. Ky pisllëk na bënë të dyshojmë se Haradinaj po mbahet vetëm që të bëjë popullin dhe opozitën të zmbrapset nga qëndrimet kundër marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën.
Por asgjë nuk mund të arrini. Marrëveshjet tuaja nuk do të kalojnë kurrë. Ramush Haradinaj nuk është këtu por ai ka lënë pas vetes të gjithë shqiptarët që e duan vendin e tyre dhe që besojnë në pastërtinë e Haradinajt dhe luftës së UÇK-së.
Vëllezër e motra është koha e fundit që t’i themi boll ma të gjithë atyre që po luajnë me komandantët e UÇK-së dhe të ardhmen e Kosovës.
E shtuna po ofrohet. Ora 13:00 e së shtunës duhet të na gjejnë të bashkuar në sheshet e Prishtinës. Të shtunën bashkë për të mbrojtur gjeneralin tonë, por së pari veten tonë, të kaluarën dhe të ardhmen tonë.
Shihemi të shtunën në protestë!.























