Ndeshja miqwsore ndwrmjet Austrisw dhe Shqipërisë, nw Vjenw, wshtw shoqwruaer me reagime e komente për shkak tw simboleve tw shfaqura në stadiumin “Ernest Happel” të Vjenës.
Gazeta austriake “Heute” ka publikuar një video në të cilin shfaqet një baner si ai i lwshuar me dron në stadiumin e Beogradit, në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.
“Një tifoz futi në mënyrë të paligjshme flamurin e ‘Shqipërisë së madhe’ në ndeshjen miqësore mes Austrisë dhe Shqipërisë. I njëjti flamur që shkaktoi trazirat në stadiumin e Beogradit”,shkruan gazeta austriake.
Tifozi thuhet se ka shmangur kontrollet e rrepta të policisë në stadium dhe e ka valvitur flamurin që mbante në duar, para dhe gjatë ndeshjes.
Gazeta shkruan se nw krahun e tifozëve shqiptarw u hodhën edhe kapsolle.
Kombëtarja shqiptare e futbollit u mbështet nga rreth 7-8 mijë tifozë kuqezi në Vjenë, transmeton Express. (r.m.)















