Pasi që dje më këtë deklaratë të Haradinajt u morën të gjithë krerët e shtetit serb, duke filluar nga presidenti e deri te Marko Gjuriq, gazetat serbe sot e kanë në ballinë ish kryeministrin Haradinaj.
Edhe pse me një gjuhë të urrejtjes, gazeta më e madhe serbe, “Blic”, “e pranon” që Haradinaj tashmë e ka marrë jugun e Serbisë!
“Haradinaj tashmë na ka marrë jugun e Serbisë”, është titulli kryesor, ndërsa në nëntitull është deklarata e Haradinajt për “Nishin”.























