“Pata kënaqësinë ta pres sot, në takim presidentin Shoqatës së Biznesit Kosovaro-Gjerman, Friedbert Pflüger me bashkëpunëtor.Biseduam së afërmi për zhvillimet e përgjithshme politike në vend, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Gjermanisë, sundimin e ligjit, si dhe perspektivën evropiane të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shtuar e ka falënderuar Pflüger-in për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që Gjermania e ka dhënë për Kosovën dhe qytetarët e saj.
“Ne e vlerësojmë lart dhe jemi krenarë për miqësinë midis dy vendeve tona”, ka përfunduar shkrimin Haradinaj.





















