Ish-komandanti i UÇK-së në rrafshin e Dukagjinit, Daut Haradinaj në një intervistë ka thënë se UÇK-ja nuk ka asgjë për të fshehur sepse ka bërë një luftë të pastër për çlirim. Por, Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës gjatë javës së kaluar për grupin e Drenicës, sipas tij, nuk do të prodhojë kurrfarë rezultati.
Haradinaj ka folur edhe për Gjykatën Speciale, të cilës ka thënë se nuk i frikësohet meqë ka qenë ushtar i mirë dhe sipas traditës. Duke folur për zhvillimet aktuale, deputeti Haradinaj ka thënë se Demarkacioni ka përfunduar dhe se nuk ka asnjë shans të kalojë, derisa zgjedhjet sipas tij janë zgjidhja e vetme për vendin.























