Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se çështja e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë duhet të mbyllet një herë e përgjithmonë dhe përgjegjësit duhet të nxirren para drejtësisë.
“Një herë e mirë duhet të përmbyllet ky tregim dhe të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të nxirren para drejtësisë”, ka thënë Haradinaj për portalin serb telegraf.rs.
“Të gjithë ata që përmenden në hetimin e Williamsonit duhet të përgjigjen, kurse për atë që dëshmohet se është fajshëm, ai edhe duhet të dënohet, pa marrë parasysh se si quhet”, ka theksuar ai.
Haradinaj, i cili ka qenë njëri ndër drejtuesit e lartë të UÇK-së, i ka bërë këto komente pas publikimit të raportit të Task Forcës Speciale të BE-së, të udhëhequr nga prokurori amerikan Clint Williamson.
Në deklaratën e tij, Williamson ka thënë se ekipi i hetuesve ka gjetur dëshmi se drejtues të UÇK-së ishin përfshirë në krime lufte. Sipas tij, dëshmitë tregojnë për krime të natyrave të ndryshme ndaj grupeve të ndryshme minoritare si dhe ndaj kundërshtarëve politikë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...