“Ajo që na preokupon është se si të veprojmë tutje, është me rëndësi që Parlamenti me marr vendimin e vet duke e rrëzua këtë temë, nuk duhet me u konsiderua si pasojë politike, por si mundësi që të marr një zgjidhje”, ka thënë Haradinaj.
Ai shtoi se zgjidhja do të vijë poashtu duke marrë edhe mirëkuptim nga Mali i Zi, duke theksuar se vota kundër demarkacionit, nuk është e drejtuar kundër fqinjit të Kosovës.
“Kërkush nuk e ka këtë temë kundër dikujt, kundër pushtetit apo liderëve që janë në pushtet, por është shqetësim real dhe duke qenë i tillë ne kërkojmë mirëkuptim që ta tejkalojmë dhe ta rrëzojmë këtë version në Kuvend. Nëse fitojmë, fitojmë si vend, nëse humbim, humbim si vend”, është shprehur Haradinaj.






















