Ai ka marrë vendim për krijimin e ekipit për hartimin e Koncept-Dokumentit për Ligjin për Vullnetarizëm në Republikën e Kosovës, njofton Zyra e Kryeministrit.
“Shteti duhet të njeh më shumë vlerën e vullnetarizmit në vend. Në Kosovë mund të ketë sukses ekonomik dhe social nëse Qeveria miraton nisma të politikave, ligjeve dhe rregulloreve, të cilat i promovojnë dhe shpërblejnë aktivitetet vullnetare”, ka thënë Haradinaj.
“Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë, me përkrahjen e Projektit të Asistencës Teknike të BE-së, kanë kryer Studimin mbi Vullnetarizmin në Kosovë. Për të tejkaluar të gjitha sfidat e shpalosura në këtë raport, nevojiten zgjidhje dhe mundësi praktike nga shteti, pra, kërkohet të ndërmerren veprime për hartimin dhe miratimin e Ligjit mbi Vullnetarizmin”.
Ligjit mbi Vullnetarizmin do t’i paraprijë koncept-dokumenti që do të:
Përkufizojë parimet, kushtet, nxitjet, të drejtat dhe obligimet e vullnetarizmit,
Caktojë përgjegjësi të veçantë në një institucion i cili do të mbikëqyr vullnetarizmin,
Caktojë mekanizmat për monitorimin dhe vlerësimin e punës vullnetare,
Përfshijë dispozitat mbi standardet etike dhe cilësore,
Caktojë standardet dhe procedurat minimale për vullnetarizëm dhe do
Vendos modelin e duhur të regjistrave për evidentimin e vullnetarëve, modelet e kontratave, certifikatat.
“Përshtatja e vazhdueshme e standardeve të cilësisë në vullnetarizëm mund të arrihen vetëm nëse ato zhvillohen paralelisht me një infrastrukturë më të fortë dhe me mbështetëse të vullnetarizmit”, thuhet në komunikatë.