Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e festës së Krishtlindjes, ka uruar të gjithë besimtarëve të krishterë në mbarë vendin.
“Krishtlindja shënohet si festë e jona e përbashkët, si festë e lajmit të mirë për shpresën në mesin e njerëzve, për faljen, dashurinë, harmoninë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Lexoni postimin e tij:
Të nderuar qytetarë të vendit,
Kam kënaqësinë që, në prag të festës së Krishtlindjes, t’jua përcjellë urimet më të të përzemërta katolikëve dhe besimtarëve të krishterë në mbarë vendin.
Krishtlindja shënohet si festë e jona e përbashkët, si festë e lajmit të mirë për shpresën në mesin e njerëzve, për faljen, dashurinë, harmoninë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.
Urimet më të mira për festën e Krishtlindjes, ua përcjellë edhe të gjithë të krishterëve nga komuniteti ndërkombëtar në Kosovë, atyre që shërbejnë në misionet diplomatike, në atë paqeruajtës dhe në mekanizma e organizata të tjera në vendin tonë.
Le ta bekojë Zoti Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë!















