Haradinaj tha se Kosova ka stagnuar në shumë plane me këto dy çështje, por si opozitë e kanë shpëtuar shtetin nga një rrëshqitje. Ai ka thënë se probleme tjera të Kosovës janë ushtria dhe korrupsioni.
Kurse, sa i përket Trepçës, ai tha se Qeveria nuk ka treguar se ka ndonjë vizion. I pyetur nga Bardh Maliqi për liberalizim të vizave, Haradinaj tha se arsyeja kryesore për këtë ngecje të vizave është Qeveria e Kosovës.
Haradinaj është pyetur edhe për LDK, ku tha se të gjithë politikën rugoviane të kultivuar për 20 vjet, dikush e bëri pazar për një natë.























