Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dalë me një deklaratë në lidhje me dënimin e Grupit të Kumanovës nga Gjykata e Shkupit.
“Kemi përcjellë me kujdes dhe vëmendje të shtuar procesin pas ngjarjeve tragjike në Kumanovë, në maj të vitit 2015, dhe dënimet e shqiptuara nga Gjykata në Shkup. Drejtësia duhet të vihet në vend, duke nisur që nga zbardhja e plotë e ngjarjes me të gjitha dimensionet e saj. Një hetim ndërkombëtar do të ndihmonte zbardhjen e plotë të së vërtetës, për të cilën mundohemi të gjithë”, ka thënë Haradinaj.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thirrur për konsulta Ambasadorin e Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, ndërsa ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë e ka thirrur për sqarime lidhur me të njëjtën çështje.
19 prej të dënuarve lidhur me rastin “Kumanova, janë shtetas të Kosovës.






















