Këto veprime sipas tij do të bëhen sipas Kushtetutës së vendit.
Kështu tha Haradinaj në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve dhe Ditës së Kthimit nga Eksodi i vitit 1999, ku Departamenti i Diasporës pranë AAK-së, hapën ekspozitën me fotografi nga eksodi dhe kthimi i shqiptarëve në shtëpitë e tyre në Kosovë.
Haradinaj, tha se nuk duhet harruar vuajtja e atyre që lanë vendin dhe se duhet të punojnë që kosovarë të tjerë të mos ta lënë vendin.























