“Bashkëbiseduam për sfidat aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, proceset integruese evropiane dhe rolin e Aleancës në kuadër të tyre”.
“Vlerësova lart mbështetjen e deritashme të Francës për Kosovën dhe nevojën për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit edhe në të ardhme”, ka shkruar Haradinaj.






















