“Risi për këtë vit akademik është se studentët , të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin do ta bëjnë përmes sistemit ONLINE, në adresat zyrtare të QS, web faqes www.qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar në Facebook “Qendra e Studentëve-Prishtinë”. Kjo do të krijojë kushte më të lehta për aplikim nga ana studentëve”, thuhet në njoftim.
Edhe në këtë vit, Qendra Studentore do të pranojë afër 3600 studentë, për të cilët ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për lexim, studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme.
“Mënyrat e përzgjedhjes së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs. Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20 € banimi, 15 € ushqimi)”, thuhet në fund të njoftimit.





















