Në këtë panair marrin pjesë 35 institucione, kompani dhe organizata të cilat ofrojnë për studentët dhe të diplomuarit e UP-së informacione rreth mundësive për punësim, punë praktike, bursa, trajnime, kurse, etj.
Të pranishmëve do t’i drejtohet Rektori i UP-së, Prof. Dr. Marjan Dema, prorektorja për cilësi në Universitetin e Prishtinës prof.dr. Teuta Pustina – Krasniqi, përfaqësuesit e sponsorëve mbështetës dhe disa nga përfaqësuesit e kompanive dhe institucioneve pjesëmarrëse.
Përveç kompanive që ofrojnë vende të punës dhe punë praktike, organizatave që do të ofrojnë informata rreth bursave, kurseve, trajnimeve e shërbimeve tjera, në këtë panair maturantët do të gjejnë informata për programet e studimit të UP-së, për studentët dhe të diplomuarit që duan të aplikojnë për punë ose punë praktike do të jenë në dispozicion shërbimet e këshillimit për përpilimin e CV-së dhe letrës motivuese.























