Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike në një fermë të kultivimit të kanabisit. Droga ishte mbjellë në Derbyshire dhe ishte sistemuar në dhoma dhe papafingo, por u bastisën nga policia pas informacioneve të marra nga banorë të zonës.
Mediat e huaja raportojnë se shqiptarët e arrestuar janë Sukses Cenaj dhe Armando Iberhasaj, të dy 23 vjeç dhe të paligjshëm në territorin britanik.
Dy 23-vjeçarët, të cilët kishin mbërritur në Britani në fillim të këtij viti. Të pyetur nga policia pas arrestimit, ata pohuan se kishin qenë vetëm në banesë dhe për disa ditë dhe ishin duke u paguar për të ushqyer bimët, të cilat tashmë ishin në faza të ndryshme të rritjes.
Ata janë dënuar me katër muaj burg secili, nga gjykatësi Shaun Smith QC. Gjykatësi tha: “Unë jam duke u marrë me ju të dy për veprën penale të rritjes së kanabisit, por nuk fshiheni ju pas operacionit. Ju jeni përdorur nga të tjerët për t’i ndihmuar ata në rritjen e kanabisit. Kjo ishte e paligjshme, por ju e bëtë atë për të marrë një shtëpi për të jetuar.”
Një nga të arrestuarit tha se kishte qenë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria për rreth tetë muaj, por vetëm disa ditë kishte që qëndronte në atë banesë.



















