• Latest
  • Trending
  • All

Hamiti: “Mini-Shengeni ballkanik” – i papranueshëm për Kosovën

18/11/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 3 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Hamiti: “Mini-Shengeni ballkanik” – i papranueshëm për Kosovën

18/11/2019
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Diaspora, Kosova, Lajme, Opinion, SHQIPERIA

“‘Mini-Shengeni ballkanik’ është nismë që Kosova në gjendjen e tanishme, e panjohur nga Serbia, nuk duhet ta pranojë assessi. I vjen era si përpjekje për ringjallje të idesë së Jugosllavisë, tash (paradoksalisht!) edhe me Shqipërinë në të. Çuditem pse Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po e promovon këtë ide që, me sa duket, i konvenon më së shumti Serbisë. Nuk e besoj se do të realizohet, megjithatë”, ka thënë Muhamet Hamiti gjatë një interviste për mediumin bullgar Epicenter.bg.

Intervista, e cila është realizuar nga dr. Anton Pançev, ështtë botuar te Epicenter.bg të shtunën, më 16 nëntor 2019.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Muhamet Hamiti është profesor i letërsisë angleze në Universitetin e Prishtinës, Republika e Kosoës. Në periudhën 2002-2006 ka qenë zëdhënës dhe këshilltar politik i Presidentit Ibrahim Rugova, ndërsa në vitet 2008-2012 ishte ambasadori i parë i Kosovës në Britaninë e Madhe.

Teksti i plotë i intervistës, në shqip:

Epicenter.bg: I nderuar prof. Hamiti, shpallja e rezultateve zyrtare nga zgjedhjet parlamentare u vonua. Vendimi i PZAP-it nga 11 nëntori ndoshta e ndryshoi në mënyrë dramatike përbërjen e legjislaturës së ardhshme. A do ta kalojë pragun zgjedhor koalicioni Nisma Socialdemokratike – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë?

Hamiti: Me vendimin e PZAP-it, besoj se po, ky koalicion duket se do ta kalojë pragun prej 5%, që do t’i siguronte atij 6 ulëse në Kuvend. Lëvizja Vetëvendosje (LVV), që ka fituar përqindjen më të madhe të votave shqiptare, pak më shumë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka parashtruar ankesë te Gjykata Supreme e Kosovës ndaj vendimit të PZAP-it për përjashtim të më shumë se 3000 fletëvotimeve që kanë ardhur në mënyrë të kundërligjshme nga Serbia, të cilat, kur janë numëruar, doli të jenë gati 100% për “Listën Serbe”, formacionin politik serb në Kosovë që funksionon nën patronazhin e Qeverisë së Serbisë.Tre kandidatë të LVV-së që do të mbesnin jashtë Kuvendit kanë parashtruar ankesë, duke kërkuar futjen e këtyre votave nga Serbia. Këtë e bëjnë për hesape të veta dhe të LVV-së dhe jo të “Listës Serbe”, e cila në të vërtëtë nuk humb asgjë – 10 ulëse do t’i ketë në secilin variant.

Të shohim si do të vendosë Gjykata Supreme, që ka afat prej 72 orësh prej sot (12 nëntor) për ta bërë këtë.

Po t’i pranonte Gjykata Supreme këto vota të kontrabanduara nga Serbia frikësohem se do të krijohej një precedent i rrezikshëm politiko-juridik. Qeveria e Serbisë dhe argatët e saj nga “Lista Serbe” në zgjedhjet e ardhshme do të mund të sillnin me dhjetëra mijëra ‘vota’ të tilla të manipuluara në Kosovë.

Epicenter.bg: Hyrja eventuale e këtij koalicioni në Kuvend a do të ndikojë mbi negociatat midis LDK-së dhe Vetëvendosjes? Dhe a duhet të zgjerohet koalicioni i ardhshëm qeveritar pasi që në këtë situatë LDK-ja dhe Vetëvendosja nuk kanë 61 deputetë?

Hamiti: Patjetër që do të ndikojë. LVV-LDK mund të vendosin ta përfshijnë koalicionin ën Qeveri (për të bërë 63 nga 120 ulësë në Kuvend), ose të bëjnë koalicion me pakicat serbe dhe të tjera, që gjithsjet kanë 20 ulëse të garantuara në Kuvend.

Mua më duket më e dobishme për legjitimitetin dhe sidomos për stabilitetin e Qeverisë së ardhshme që të ketë një shumicë qeverisëse shqiptare. Pakicat edhe ashtu, me Kushtetutë, kanë përfaqësimin e tyre të garantuar në Qeveri. Kosova do të ballafaqohet me sfida të mëdha: 1) rimëkëmbjen e Kosovës në të gjitha fushata, sepese Kosova është qeverisur keq në vitet e fundit prej atyre që tash do të mebsin në opozitë, dhe 2) dialogun me Serbinë për normalizim, zgjidhje përfundimtare, që duhet të ndodhë me njohjen e ndërsjellë të Kosovës e Serbisë.

Epicenter.bg: Ekipet negociuese të partive fituese i kanë përafruar programet e tyre. A i ndan vetëm posti i presidentit?

Hamiti: Nuk di shumë detaje për këtë, por me sa është thënë publikisht nga të dyja partitë ato kanë përafruar qëndrimet për pikat themelore programore. Edhe posti i Presidentit është me rëndësi. Në qoftë se nuk ka një ujdi në parim që tani, mund të ndodhë që mbas një viti e gjysmë kjo qeveri LVV-LDK-të tjerët të bjerë në qoftë se nuk zgjedhet Presidenti në Kuvend në pranverën e vitit 2021.

Epicenter.bg: A është dakorduar ndarja e ministrive ndërmjet partnerëve të ardhshëm të koalicionit?

Hamiti: Jo ende, me sa duket. Me gjasë paqartësia rreth rezultateve përfundimtare (nëse do të kalojë pragun koalicioni Nisma-AKR-Partia e Drejtësisë) e ka bërë këtë marrëveshje edhe më të vështirë tani. Janë përmendur parapëlqime të LVV-së për dikastere të veçanta (që lidhen sidomos me sundimin e ligjit), por LDK-ja publikisht ka qenë e heshtur rreth kësaj. Liderët e të dyja partive, Albin Kurit dhe Isa Mustafa, me gjasë, në fund do ta bëjnë këtë ndarje, e cila duhet të sigurojë baraspeshë pushtetore në Qeveri ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, në radhë të parë.

Epicenter.bg: Sipas Jush, a është e detyrueshme përfshirja e “Listës Serbe” në qeveri apo Kushtetuta dhe ligjet lejojnë edhe variante të tjera për pjesëmarrjen e politikanëve serbë në pushtet?

Hamiti: Njohës të Pakos së Ahtisaarit dhe të Kushtetutës së Kosovës, juristë, e thonë së “Lista Serbe” do të duhet të përfaqësohet në Qeveri. Lideri i LVV-së fillimisht ka qenë më i prerë në kundërshtim të kësaj. Duket se i ka zbutur fjalët në ndërkohë.

Epicenter.bg: Dhe një pyetje nga politika rajonale – si e vlerësoni nismën për “Mini-Shengenin” ballkanik? A i dëmton interesat e Kosovës në këtë format shtetëror?

Hamiti: Kjo është nismë që Kosova në gjendjen e tanishme, e panjohur nga Serbia, nuk duhet ta pranojë assessi. I vjen era si përpjekje për ringjallje të idesë së Jugosllavisë, tash (paradoksalisht!) edhe me Shqipërinë në të. Çuditem pse Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po e promovon këtë ide që, me sa duket, i konvenon më së shumti Serbisë. Nuk e besoj se do të realizohet, megjithatë.

Illyria

Previous Post

“Kasaphana” e ushtrisë serbe në Bërdicë, më 9 shkurt 1913

Next Post

Strategjia e re e zgjerimit/ Gjermania përgjigje Francës: E diskutojmë nëse nuk vonohen negociatat me Shqipërinë

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Strategjia e re e zgjerimit/ Gjermania përgjigje Francës: E diskutojmë nëse nuk vonohen negociatat me Shqipërinë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.