“Mendojë se s’ka nevojë me pas Ministri të Dialogut, të Diasporës si dhe të Integrimeve. Gjitha mund të fokusohen në një drejtori të veçantë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të funksion shumë mirë. Ose, mund të jenë në ndonjë kabinet afër Kryeministrisë apo ndonjë Ministrie tjetër. Opsion është që edhe njëri nga zv/kryeministrat mund ta merr ndonjërin prej këtyre dikastereve dhe ta udhëheqin”, është shprehur ai.
Më tej, anëtari i kryesisë së PDK-së ka folur në indeksonline edhe për diskutimet e fundit rreth riformatimit të Qeverisë, për të cilën janë deklaruar dy kryetarët e koalicionit qeverisës (LDK-PDK).
Ai thotë se nëse Mustafa dhe Veseli janë dakorduar që të ndryshohet Qeveria, Mirëpo, Haliti, duke folur nga këndvështrimi i tij si deputet, ka dhënë disa vërejtjet sa i përket mënyrës së zgjidhjes së ministrave.
“Ministrat nuk bëjnë betimin në Parlament dhe nuk nënshkruhen nga Presidenti pas propozimit. Çdo ndryshim i ministrave duhet të kalojë në Parlament për të marrë besimin e deputetëve. Më lehtë të bëhesh të kalosh procedurën të bahesh ministër se sa të hysh në punë si nëpunës në institucionet e Kosovës. Sepse vetëm me një miratim të kryeministër mund të bëhesh. Deri tash asnjë ministër nuk ka bërë betim pas riformatimeve. Mendojë se edhe shkarkimi apo ndryshimi i secilit dikaster të votohet në parlament”, ka thënë Haliti.






















