Ai ka deklaruar se shteti që drejtohet nga Vladimir Putin ka shtrirë ndikimin në forma të ndryshme në Ballkan, me tendeca destabilizuese.
“Rusia është duke u përzier në shumë cështje në Ballkan, por jo vetëm këtu. Ajo është bërë shqetësim edhe për SHBA-në edhe për BE-në. Sa i përket problemeve që kemi në Ballkan shihet pa shumë vështirësi që ajo ka ndikimin e saj në to. Nganjëherë të krijohet përshtypja që dicka po lëvizë në këtë drejtim edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni. Po ashtu është problematikë se një pjesë e mediave financohet nga fonde të dyshimta, dhe kjo gjë paraqet problem. Edhe tendencat e shteteve të ndryshme të BE-së për të ndjekur rrugën e Britanisë së Madhe janë shqetësuese” është shprehur Haliti për Klan Kosova.
Haliti më tutje ka theksuar se kujdes të vecantë duhet të tregojë klasa politike, që të mos bie pre e intrigave të ndryshme të shërbimeve të huaja armiqësore në Kosovë.
“Edhe partitë politike në Kosovë duhet të jenë të kujdesshme dhe sa i përket rrugës për anëtarësim në Bashkimin Europian duhet të jemi bashkë. Ka profile të ndryshme të politikanëve që në emër të atdhetarzimit bëjnë gabime që mund t’i kushtojnë Kosovës”.






















