Ndërsa, në lidhje me strategjinë diplomatike të Kosovës, Haliti u shpreh se diplomacia kushton dhe nuk mund të zhvillohet me Facebook.
“Nuk mund të zhvillosh diplomaci, t’i kërkosh takim një diplomati a deputeti e të shohësh a po ta paguan ai kafenë se s’ki lekë me vete. Diplomacia kushton, e diplomacia duhet ta ketë buxhetin e vet. Diplomacia nuk zhvillohet me ‘Facebook’”, ka shtuar Haliti.























