Ai ka deklaruar se është e vështirë të flitet nga pozitat partiake, por ka sugjeruar se e vërteta për Deharin të besohet.
“Kemi qenë bashkë edhe në Strazburg dhe nuk besoj që ka deputetë në Kuvend, pavarësisht partisë, që nuk është për t’u zbardhur e vërteta. Nuk e di nëse mund ta ndihmojmë procesin me këto pyetje”, ka deklaruar Haliti gjatë kryesimit të seancës.























