Deputeti demokrat Eduard Halimiështë shprehur hapur kundër hapjes së dosjeve të Sigurimit. Sipas tij, kryeministri Ramaduhet të hapë dosjet e korrupsionit.
Halimi thotë se nuk është e nevojshme që të hapen dosjet e Enverit, pasi shqiptarët nuk kanë nevojë për këtë gjë. “Dëgjuam Ramën se tha se do hapëdosjet e komunizmit. Por qytetarët e dinë dhe nuk janë naive se ai e bën për të shmangur vëmendjen nga mjerimi që ka pllakosur vendin.
E dinë qytetarët se ishte Edi Rama bashkë me 30 deputetët të partisë së tij që kundërshtuan 4 vjet më parë hapjen e tyre në Gjykatë Kushtetuese. Qytetarët kanë parë këtë vit më shumë foto të Enver Hoxhes se 23 vitet e fundit të mbledhura bashkë, dhe ata që i mbajnë në krah janë ata që i kanë hartuar atodosjet e shokut Enver, dhe janë ata që në takime i drejtohen atij “Shoku Edi..”.
E dinë se dha 1 miliard lekë për të hapur muze për shokun Enver dhe jo për ish të përndjekurit. Dha 1 milard lekë për vrasësin mizor dhe jo për viktimat! Qytetarët e dinë se shoku Edi është ai që çon në krye të drejtësisë gjyqtarët që kanë hartuar dhe gjykuar dosjet e shokëve të byrosë. Janë po ata gjyqtarë e prokurorë që kanë dënuar e internuar që sot janë të përkëdhelurit e tij në sistem dhe po promovohen.
Qytetarët e dinë se kjo bëhet për të tërhequr vëmendjen nga vuajtja, mjerimi dhe rrënimi i jetës së tyre, dhe se Rama është hipokrit. Ata duan të dinë ku shkuan parate e tyre te buxhetit 2014?
Përse 1300 tendera u bënë me prokurim të drejtepërdrejtë? Ku shkuan 50 miliardë lekë të qytetarëve pa tender? Kur do hapen dosjet për 1300 praktika prokurimi?
Kjo i intereson qytetarëve, këto dosje u interesojnë. Kam nxitur grupin e ekspertëve në PD që të përfundojnë sa më shpejt analizën e këtyre dosjeve, që ato të bëhen publike për qytetarët dhe të çohen në prokurori.
Që qytetarët të shohin çfarë është bërë me 50 miliard që kanë ikur nga thesari i buxhetit të tyre dhe ku kanë shkuar, të shohin nëse ka vetëm një ministër që akuzohet për korrupsion apo janë të paktën 4 të tille?
Këto dosje duan qytetarët, ndërsa për merhumin e shokut Edi i bëjnë vetë llogaritë, mirë është që mos i provokojë, sepse më keq do jetë për shokun Edi dhe gjithë shokët e shoqet e shokut Edi”, është shprehur Halimi.















