Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn. Hahn pas takimit ka shkruar se kanë diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës dhe dialogun me Serbinë.
“Ishte një kënaqësi me takuar Presidentin HashimThaçi në Davos. Ne diskutuam për perspektivën evropiane të Kosovës dhe rrugën përpara në dialogun me Serbinë. Është në interesin gjeopolitik dhe ekonomik të BE-së që ta ketë rajonin më afër”, ka shkruar Hhan në Twitter.
Vuçiq: Taksa do të hiqet herët a vonë, por tashmë e kemi paguar shtrenjtë
Kosova herët a vonë do ta shfuqizojë taksën për prodhimet nga Serbia, por ajo tashmë i ka kushtuar Serbisë tepër shtrenjtë, ka thënë të mërkurën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Nëse do ta heqin, ta suspendojnë apo do të gjejnë ndonjë modus tjetër, një është. Neve na kanë bërë një dëm të madh dhe kanë shkaktuar një tension të madh”, ka thënë ai në RTS.
“Thashë se do të ndodhë ajo tërheqje dhe do të ndodhë. Njësoj është, ne e kemi paguar shtrenjtë”, është shprehur Vuçiq.
Po ashtu ai ka shtuar se, “atë askush nuk do të na kompensojë, as Prishtina, as BE-ja, e as dikush tjetër”.
***
Rritet dukshëm importi nga Maqedonia dhe Shqipëria pas taksës 100 %
Pas vendosjes së taksës 100 për qind nga Kosova ndaj produkteve serbe ka ndryshuar edhe tregtia në rajon. Sipas asaj që shkruhet në mediat e Maqedonisë, ky shtet ka rritur eksportin për në në Kosovë për 41 për qind, e këtë Serbia e ka quajtur ‘përfitim në fatkeqësinë Serbisë’.
Mirëpo, Maqedonia nuk është vendi i vetëm që ka rritur eksportin për në Kosovë. Ngjashëm me ta, edhe Shqipëria eksportin për në Kosovë e ka rritur me 40 për qind. Sipas të dhënave zyrtare të agjencisë statistikore shqiptare ‘INSTAT’, eksporti i madh u regjistrua në industrinë e naftës dhe prodhimit të çelikut. INSTAT thotë se importi i mallrave shqiptare në Kosovë është rritur për 40 për qind që nga futja e taksës, sipas Agjencisë të Pavarur të Ballkanit (IBNA).
Në periudhën që mbulon nëntorin dhe dhjetorin e vitit të kaluar, eksportet shqiptare në Kosovë u rritën për 10 milionë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Ndërkohë, sektoret e tjerë nuk kishin ndonjë përfitim të madh nga taksa, sepse produktet ishin pak a shumë të njëjta sikur një vit më parë.

Mblidhet komisioni për Punë të Jashtme
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime në KosovëMbledhja mbahet në objektin e Kuvendit, duke filluar nga ora 13:00.
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime në Kosovë pritet të mblidhet sot. Sipas një njoftimi për media, në këtë komision pritet të shqyrtohet draft-pani i punës së këtij Komisioni për vitin 2019. Mbledhja mbahet në objektin e Kuvendit, duke filluar nga ora 13:00.























